LAJMI I FUNDIT:

Kongresistët amerikanë kundër Facebookut dhe kriptovalutës Libra

Kongresistët amerikanë kundër Facebookut dhe kriptovalutës Libra

“Kompanitë e mëdha teknologjike nuk mund të hedhin instrumente financiarë në treg”, ky është propozimi që vjen nga demokratët në Kongresin amerikan, si kundër reagim i planeve të Facebook për të lëshuar në përdorim kriptovalutën Libra.

Drafti do ta ketë të vështirë të kthehet në ligj, për shkak të opozitës së pritshme nga republikanët. Megjithatë i dërgon një mesazh të qartë numrit në rritje të firmave teknologjike që kërkojnë të zgjerohen në hapësirën financiare. Madje drafti parashikon një gjobë prej një milion dollarësh për çdo ditë në shkelje të ligjit.


Kështu Facebooku dhe 28 partnerët e tij në këtë nismë, përfshirë Mastercard, Paypal dhe Uber hasin një pengesë tjetër në krijimin e një valute që do të kishte qindra miliona përdorues ditorë.

Presidenti Trump sulmon kriptovalutën Libra, thotë se nuk është i besueshëm si dollari
Lexo po ashtu Presidenti Trump sulmon kriptovalutën Libra, thotë se nuk është i besueshëm si dollari

Disa ditë më parë, edhe presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kriptovalutën Libra dhe kërkoi që kompanitë që duan të funksionojnë si banka, duhet t’u nënshtrohen rregullave të Shteteve të Bashkuara dhe atyre botërore.

Ndërsa më herët, edhe kryetari i Rezervave Federale, Jerome Powell, u shpreh se planet e Facebook nuk mund të ecin përpara nëse nuk zgjidhen më parë problemet me privatësinë, pastrimin e parave, mbrojtën e konsumatorëve dhe stabilitetin financiar.

Rezerva Federale: Kriptovaluta 'Libra' nuk mund të shkojë përpara
Lexo po ashtu Rezerva Federale: Kriptovaluta 'Libra' nuk mund të shkojë përpara

Për këtë të fundit, kompanitë pretendojnë se Libra do të jetë një valutë e qëndrueshme, që do të eliminojnë komisionet në blerje dhe do të shpërblejë përdoruesit për shikimin e reklamave.

Sekretari Mnuchin: Kriptovaluta 'Libra' mund të përdorët për të pastruar para
Lexo po ashtu Sekretari Mnuchin: Kriptovaluta 'Libra' mund të përdorët për të pastruar para

Po ashtu, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka paralajmëruar se kriptovalutat po keqpërdorën, pasi që kriptovaluta Libra po tenton të futet në rrjet. Ai paralajmëroi se kjo Libra mund të përdorët për të pastruar para. /Telegrafi/