LAJMI I FUNDIT:

Përse nuk është parë asnjë fotografi e Mbretëreshës Elizabeth shtatzënë, pavarësisht se ka katër fëmijë

Përse nuk është parë asnjë fotografi e Mbretëreshës Elizabeth shtatzënë, pavarësisht se ka katër fëmijë
Foto: Getty Images

Ndërkohë që njerëzit janë duke u bërë gati për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth, njerëzit kanë vënë re diçka kurioze.

Ne nuk kemi parë kurrë një fotografi të Mbretëreshës shtatzënë, me çka nënkuptojmë, nuk ka imazh me barkun e rrumbullakosur, siç kemi parë Mbretëreshën Diana, Kate apo Meghan Markle.


Pra, përse nuk ka asnjë provë fotografike të Mbretëreshës Elizabeth II shtatzënë?

Mbretëresha Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Shtatzënia e saj nuk u njoftua kurrë zyrtarisht. Në vitin 1948, kur Mbretëresha mbeti shtatzënë me Princin Charles, Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë që thoshte: “Lartësia e saj Mbretërore Princesha Elizabeth nuk do të ndërmarrë asnjë angazhim publik pas fundit të qershorit”.

Megjithatë, jo vetëm që pallati i mbajti të fshehura shtatzënitë e Mbretëreshës, por nuk kishte as foto publike të foshnjave të porsalindura.

Të famshmit që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth
Lexo po ashtu Të famshmit që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha lindi në Pallatin Buckingham dhe fëmijët e saj ishin të mbrojtur nga shtypi në këtë kohë.

Elizabeth II (Foto: YouTube)

Princesha Diana u bë e para që theu traditën në pallat dhe në vitin 1982 shkoi në spital për të sjellë në jetë princin William.

Sipas biografit mbretëror, Andrew Morton, Diana tha se do të kishte zgjedhur spitalin në vend të pallatit për shkak të shqyrtimit të pamëshirshëm të shtypit: “Nuk mund ta përballoja më presionin e shtypit, po bëhej i padurueshëm. Ishte sikur të gjithë po monitoronin çdo gjë për mua”.

Fëmijët e Mbretëreshës Elizabeth II

Fotoja e parë zyrtare e Charles u bë disa muaj pasi lindi ai, në pagëzimin e tij në dhjetor 1948.

Njerëzit, natyrisht, u tronditën kur mësuan se praktikisht nuk kishte asnjë fotografi të mbretëreshës dukshëm shtatzënë, me një përdorues duke thënë: “Mbretëresha ka katër fëmijë, unë kurrë nuk kam parë ndonjë fotografi të saj shtatzënë”. /Telegrafi/

Foto: Reuters

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori