LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes Achraf Hakimit dhe Gianni Infantinos, FIFA po mundohet t’i fsheh pamjet nga tuneli i stadiumit: Ju nuk doni që Maroku të fitojë medalje

Përplasje mes Achraf Hakimit dhe Gianni Infantinos, FIFA po mundohet t’i fsheh pamjet nga tuneli i stadiumit: Ju nuk doni që Maroku të fitojë medalje

Maroku nuk ka arritur të marrë medalje në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, përkundër që kanë dhuruar një paraqitje për tu mbajtur në mend.

Marokenët u bënë kombëtarja e parë afrikane që arritën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe për ta është një sukses historik, por ata u mposhtën në ndeshjen për vendin e tretë nga Kroacia 2-1.


Gjithsesi fundi i ndeshjes ishte shumë i tensionuar me të gjithë lojtarët e Marokut dhe stafin teknik që patën ankesa të mëdha në ndarjen e drejtësisë.

Më i zëshmi ishte padyshim mbrojtësi i djathtë Achraf Hakimi, të cilin reaguan të gjithë për ta qetësuar.

Ylli maroken i Paris Saint Germain nuk e kurse as presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino të cilit ia përplasi në fytyrë disa fjalë që për italianin ishin të rënda.

E gjithë fjalosja ndodhi në tunel, kur po bëheshin gati të dilnin medaljet e bronzta që t’i dhuroheshin futbollistëve të Kroacisë.

“Është hera e dytë që po na bëni të njëjtën gjë. Ju nuk doni që Maroku të fitojë medalje”, ishin fjalët e Hakimit drejtuar Infantinos me presidentin e FIFA-s që mbeti i shtangur nga to.

Disa gazetarë ishin aty dhe FIFA më vonë iu kërkoi atyre që të fshihen pamjet nga përplasja mes Hakimit dhe Infantinos.

Hakimi ishte shumë, shumë i zhurmshëm dhe përdori tonë të lartë ndaj Infantinos. “Kjo është ndeshja e dytë radhazi që po e bëni këtë kundër nesh, çfarë keni?”, raporton gazetari i SVT Sports, Johan Kücükaslan, i cili ishte dëshmitar i incidentit.

Kur Kücükaslan i pa të gjitha, ai mori telefonin për të filmuar gjithë ngjarjen, por stafi i FIFA-s nuk e lejoi ta bënte një gjë të tillë, megjithatë gazetari bëri vetëm disa foto.

“Ata donin që ne të fshinim imazhet. Është e qartë se këto janë skena të sikletshme për ta dhe është pak naive të mendosh se një grup gazetarësh nuk duhet të raportojnë për këtë kur jemi dëshmitarë të asaj që po ndodh. Më pas Infantino del jashtë dhe është përshëndetur nga të pranishmit në stadium, edhe pse gjatë gjithë situatës ai qëndroi si një profesionist”, ka thënë Kücükaslan. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori