Vinicius Jr u përfshi në një moment të tensionuar me mesfushorin e Atletico Madridit, Koke, gjatë 'Derbit të Madridit' të luajtur së fundmi.

Gjatë ndeshjes, të dy lojtarët patën një debat verbal të fortë, me sulmuesin e Real Madridit që nuk hezitoi të përmendte arritjet e tij.


Vinicius u dëgjua duke i thënë Kokes: “Unë kam dy tituj të Ligës së Kampionëve, ti nuk ke asgjë. Unë fitova dy herë, ti humbe dy herë. Ti humb sepse je i keq”.

Koke nuk e la përgjigjen pa u dhënë dhe u përpoq ta nxiste brazilianin me komentet e tij: “Ai (Kylian Mbappé) po e ha bukën tënde të thekur. Ai është më i miri!”.

Vinicius nuk e pranoi karrem dhe i përgjigjej me tallje: “Sigurisht, po, po. Por ai luan me mua, kështu që do të fitojmë më shumë”.


Pas përplasjes, Vinicius foli edhe me Robin Le Normand, duke komentuar sjelljen e Koke.

“Sa herë që i përgjigjem, ai (Koke) shkon dhe qan në media, çdo herë”, dëgjohet Vini duke i thënë mbrojtësit.

Ky moment tensioni ndodhi përpara se Real Madridi të pësonte një humbje të thellë 5-2 në derbi. /Telegrafi/