LAJMI I FUNDIT:

Përlotet gjatë rrëfimit të linjës së jetës, Nita Latifi befasohet nga i ati në Big Brother VIP Albania

Përlotet gjatë rrëfimit të linjës së jetës, Nita Latifi befasohet nga i ati në Big Brother VIP Albania
Foto: Screenshot/YouTube

Sikurse një pjesë tjetër e banorëve, edhe Nita Latifi ka rrëfyer linjën e jetës së saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja nga Kosova u shpreh se në moshën katërvjeçare, babai i saj u bë pjesë e ushtrisë së UÇK-së, për të shërbyer në luftën e Kosovës.


Ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes shkuan në Maqedoni gjatë luftës dhe se nuk dinin asnjë informacion për babanë nëse ishte gjallë apo jo.

Foto: Screenshot/Facebook

Artistja tutje tha gjatë tregimit se pas tre muajsh dëgjuan që babai i tyre ishte gjallë.

Keisi Medini largohet nga Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Keisi Medini largohet nga Big Brother VIP Albania

Në linjën e jetës, Nita po ashtu tha se i ati e ka mësuar të jetë e fortë dhe t’ia dalë vetë në jetë.

Foto: Screenshot/Facebook

Mes tjerash zbuloi se babai i saj para shtatë vitesh pësoi arrest kardiak dhe se ajo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të.

Pas kësaj, këngëtarja Latifi u befasua me një video, në të cilën u shfaq babai i saj.

Foto: Screenshot/Facebook

Dhe pasi doli nga ‘dhoma e rrëfimit’ i ati hyri në shtëpi dhe u pa duke i dhuruar një përqafim Nitës.

Ata biseduan edhe disa gjëra të tjera, gjersa Nita e pyeti se si janë anëtarët e tjerë të familjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori