LAJMI I FUNDIT:

Performoi në Prishtinë por mungoi në “Sunny Hill” në Tiranë, Dukagjin Lipa për mungesën e Duas: Ka qenë informacion i gabuar, nuk mund të ishte në dy vende

Performoi në Prishtinë por mungoi në “Sunny Hill” në Tiranë, Dukagjin Lipa për mungesën e Duas: Ka qenë informacion i gabuar, nuk mund të ishte në dy vende
Foto: Dua Lipa në Prishtinë/ Telegrafi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, performoi në Prishtinë në natën e parë të “Sunny Hill Festival” më 4 gusht.

Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme, ndërkohë që u komentua në masë të madhe gjatë qëndrimit në Kosovë.


Menjëherë pas “Sunny Hill” në Prishtinë, ishte planifikuar një koncert i tillë edhe në Tiranë në fund të muajit gusht.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithëse gjithçka eci ashtu siç duhet, fansat dhe publiku shqiptar u dëshpëruan me mungesën e Duas në këtë event.

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, babai i artistes, Dukagjin Lipa, ka sqaruar mungesën e shumë komentuar të 27-vjeçares në festivalin “Sunny Hill”.

Përparim Rama i dhuron Dua Lipës karficën me simbolin e "Hyjneshës në fron" si dhuratë simbolike
Lexo po ashtu Përparim Rama i dhuron Dua Lipës karficën me simbolin e "Hyjneshës në fron" si dhuratë simbolike

Ai u shpreh se njerëzit kanë pasur informacion të gabuar sepse Dua nuk mund të performonte në dy vende.

“Dua ishte në Prishtinë, ka qenë ndoshta, mos të them informatë e gabuar, por ajo nuk mund të ishte këtu, datat e limituara, nuk mund të ishte në dy vende. Tirana është këtu, nuk po shkon askund, do ta bëjmë prapë. Po shpresojmë ta shohim shpejt”, tha Dukagjini.

Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër po vazhdon turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori