LAJMI I FUNDIT:

Perez: E kam një ndjenjë se Hazard do të transferohet në Madrid

Perez: E kam një ndjenjë se Hazard do të transferohet në Madrid

Presidendit i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të ditur se ata janë shumë afër ta transferojnë Eden Hazardin nga Chelsea.

Ylli belg do të luajë ndeshjen e fundit me skuadrën londineze në finale të Ligës së Evropës ndaj Arsenalit nesër (29 maj) në Baku për këtë sezon, e që me shumë gjasë do të kalojë te madrilenët.


Florentino Perez ka deklaruar se ai shpreson që Hazard të transferohet në këtë verë në Santiago Bernabeu, pasi ka disa vite që e duan transferimin e tij.

Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Kam shumë interesim që ai (Eden Hazard) të vije në Madrid, nuk do të gënjej dhe shpresoj që ai mund të luajë vitin e ardhshëm këtu”, ka thënë Perez për radion Onda Cero.

“Ne kemi dashur ta transferojmë Hazardin që disa vite, por shpresoj që ai të vije këtë vit. Deri më tani nuk e kemi arritur atë, por këtë herë, kontrata e tij skadon në vitin e ardhshëm”.

“E kam një ndjenjë se Eden Hazard do të jetë këtu në këtë vit dhe shpresoj që të ndodhë një gjë e tillë”, ka shtuar më tej presidenti i Real Madridit. /Telegrafi/