LAJMI I FUNDIT:

Përballje derbi në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll

Përballje derbi në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Këtë mesjavë (të mërkurën dhe të enjten) zhvillohet xhiroja e tetë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante shihet ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 11 pikë, apo nga katër fitore dhe tri humbje, prandaj pritet një duel shumë interesant.

Një ndeshje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Rahovecit. Të dy skuadrat hyjnë në këtë ndeshje si shumë të motivuara. Skuadra kuqezi ka mundur Sigal Prishtinën dhe Pejën, e me sukses do të mundohet të kalojë edhe Rahovecin. Por, Vreshtarët fituan derbin e fundit ndaj Golden Eagle Yllit me 20 pikë dallim (76:96) dhe ndodhen në vendin e dytë me pesë fitore dhe dy humbje, kurse skuadra kuqezi ka tri fitore dhe katër humbje.


Dita e enjte është e rezervuar për përballjet e skuadrave rivale ndërmjet tyre. Sigal Prishtina do të pret Pejën në një sfidë shumë interesante. Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje. Këto dy skuadra do të ballafaqohen edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trepça dhe Bashkimi janë dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Sfida në ‘Minatori’ pritet të jetë shumë interesante, sepse të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje në këtë edicion.

Prince Caffe Superliga – Java 8

E mërkurë

15:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi – Rahoveci

E enjte

15:00 Sigal Prishtina – Peja
15:00 Trepça – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori