Dhe, nëse do të jetë me grupe, atëherë Prishtina do të kërkojë nga Federata e Kosovës ta lirojë për pjesën e rregullt të garave kampionale dhe të inkuadrohet direkt në plejof për shkak të orarit të ngjeshur.

Po ashtu, Prishtina po shikon të luajë në palestrën "1 Tetori", meqë sipas rregullave të FIBA-s për EuroCup, në fushën e lojës duhet të jenë të vizatuara vetëm vijat e lojës së basketbollit. Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kjo është e pamundur të bëhet.


Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, edicionin e ardhshëm do të garojë edhe në FIBA Europe Cup, që është gara e dytë më e fortë në Evropë pas Euroligës.

Kjo është konfirmuar të mërkurën nga FIBA Europe, ku emri i skuadrës kosovare është listuar mes 59 ekipeve nga gjithë Evropa për pjesëmarrje në këtë garë. Ky numër mund të rritet ende, meqë afati për paraqitje është deri më 30 korrik, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo do të jetë gara e dytë ndërkombëtare në të cilën Sigal Prishtina do të paraqitet në edicionin 2015/16, pasi do të luajë edhe në Ligën Ballkanike, ku është kampione në fuqi.

Prishtina po ashtu ka shpërndarë lajmin për pranimin e saj në këtë garë, por edhe telashet me të cilat përballet. 

telegrafi sport app