Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën ka njoftuar se ka të drejtën e nominimit të ekipeve nga Kosova për pjesëmarrje në këtë ligë, pasi ka marrë ftesë, shkruan sot Koha Ditore.

Është bërë e ditur se Bordi gjatë ditës së martë do t'i njoftojë klubet e femrave për kushtet e pjesëmarrjes në këtë ligë dhe do të caktojë një afat prej 72 orësh për të pritur interesimin e klubeve që të garojnë në WBFAL.


Ndërkohë, trajneri i Penzës, Fabian Gjuka, ka deklaruar se ekipi i tij është i gatshëm për këtë ligë. Ai ka shtuar se në momentin që FBK-ja do të nominojë Penzën do të vijnë edhe përforcimet e para për pjesëmarrje të suksesshme në ligën WBFAL.

“Ne tashmë kemi marrëveshje gojore me dy basketbolliste nga Kosova, tri nga Shqipëria dhe dy të huaja”, ka thënë ai.

telegrafi sport app