Pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar falas do ta shikojnë Lirinë

Ardhja e Mirsad Çollakut në krye të këtij klubi ka mundësuar zhvillime të shumta e pozitive brenda këtij klubi.
Për herë të parë në historinë e klubit, ka filluar shpërndarja e kartelave falas për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar. Këtë e ka konfirmuar Afrim Kala, anëtarë i Bordit të klubit nga Prizreni.
“Kemi menduar që të jemi sa më afër këtyre kategorive, me shpërndarjen e kartelave falas për ta”, ka konfirmuar Kala.
Sigurisht që ky vendim dhe veprim i klubit është për tu përshëndetur, por që edhe më tutje duhet të përkrahet për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme e të përshtatshme, që lojtarët e klubit të kenë mundësi të bëjnë si duhet punën e tyre në përgatitjet për rikthimin e klubit në elitën e futbollit kosovar.

Nga
Telegrafi
03/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































