LAJMI I FUNDIT:

Pele lirohet nga spitali pas tri ditësh qëndrimi

Pele lirohet nga spitali pas tri ditësh qëndrimi

Legjenda braziliane, Pele, ka marrë një lajm të mirë mbrëmjen e së enjtes, pasi 81-vjeçari u lirua nga spitali ‘Israelita Albert Einstein’ pasi kaloi tre ditë atje për analizat në lidhje me trajtimin e tij të kancerit. Sipas mjekëve, ai është në gjendje të mirë dhe stabile.

Shtatorin e kaluar, teksa po shkonte për një sërë ekzaminimesh rutinë që ishin shtyrë për 15 muaj për shkak të pandemisë së coronavirusit, mjekët zbuluan se Pele kishte kancer në zorrën e trashë, për të cilin tashmë një herë i është nënshtruar një operacioni.


Që atëherë, ai i është nënshtruar një trajtimi që përfshinte seanca kimioterapie. Ka pasur teste mujore për të kontrolluar efektivitetin e të gjithë trajtimit kundër tumorit.

Pele shtrihet sërish në spital
Lexo po ashtu Pele shtrihet sërish në spital

Vitet e fundit, shëndeti i Peles ishte përkeqësuar edhe për shkaqe të tjera, si problemet e shtyllës kurrizore, ijeve dhe gjurit, të cilat ia pakësuan lëvizshmërinë dhe e detyruan t’i nënshtrohej operacioneve të tjera.

Ai është futur edhe në spital në të kaluarën për disa probleme me veshkat.

Ndërsa ai vazhdon të luftojë kancerin, ai do të kthehet rregullisht në spital. Por, të paktën tani për tani, ai mund të kthehet në shtëpi pas kësaj vizite rutinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori