Peja shpreson të kthehet në elitë përmes Kuvendit

"Bordi i FBK-së konstatoi që KB Peja nuk i ka përmbushur obligimet financiare ndaj FBK-së dhe ka vendosur që me t'u përmbushur këto obligime KB Peja do të nominohet për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike", thuhet në njoftimin e FBK-së, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i skuadrës së Pejës, Art Gashi, ka konfirmuar një gjë të tillë. Ai thotë se borxhi i Pejës ndaj FBK-së është rreth dy mijë euro për shkak të dënimit që e mori pas largimit nga parketi në ndeshjen e tretë finale të plejofit të ETC Superligës së Kosovës kundër Sigal Prishtinës, transmeton Koha.net.
Për këtë largim demonstrativ Peja edhe u përjashtua nga Superliga. Por krerët e klubit pejan nuk kanë humbur besimin se edhe edicionin tjetër do të luajnë në elitë.

Nga
Telegrafi
29/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































