Craiova nga fillim i ndeshjes ishte në epërsi, derisa mbrojtja e fortë e tyre karshi asaj të Pejës, krijoi epërsi të konsiderueshme që në fund të pjesës së parë, 52-31, transmeton Borozani.

Kjo bëri që Peja të angazhohej në fillim të çerekun e tretë të ndeshjes, mirëpo rumunët u kthyen shpejtë në lojën e tyre dhe përsëri kthyen avantazhin 20 pikësh në të mirë të tyre.


Me këtë disfatë, Peja tash ka bilancin prej tri fitoreve e dy humbjeve në Grupin C të Balkan League, derisa Craiova ka dalë pozitive pas përballjeve me ekipin e Boris Kurtovicit dhe tashmë ka bilanc 3-2.

Amerikani i vetëm te Craiova, Travis Bureau ka shkëlqyer për ekipin e tij, derisa te Peja u dalluan Janou Rubin dhe Alban Veseli.

telegrafi sport app