Peja mposht Bashkimin

Pejanët e udhëhequr nga Samir Shaptahoviq nuk patën shumë probleme me skuadrën e Bashkimit, të cilët patën edhe përkrahjen e Arpaxhikëve.
Verdhezinjtë e dominuan ndeshjen që nga fillimi dhe e fituan çdo çerek deri në fund të ndeshjes, teksa prizrenasit thjeshtë nuk patën forcë të mateshin me ta.
Koshashënuesit më të mirë për Pejën ishin Samir Shaptahoviq me 24 pikë, Drilon Hajrizi me 18 dhe Alban Veseli me 16. Ndërsa, për Bashkimin u dallua Spencer Dixon me 22 pikë dhe Endrit Hysenagolli me 18 sosh.
Pas kësaj fitore, Peja renditet në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë, po aq sa ka Sigal Prishtina në vendin e parë, mirëpo me një koshaverazh më të mirë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































