Fundori i pejanëve Samir Shaptahoviq, tha se janë përgatitur maksimalisht për këtë takim. “Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje pasi e dimë se është tejet e rëndësishme. Kemi të bëjmë me një kundërshtar të fort të cilin e njohim mjaftë mirë”, u shpreh Shaptahoviq për Arenën.
Ndryshe ai thotë se në Kumanovë do të udhëtojnë vetëm për fitore. “Në ndeshjen e fundit të cilët e kemi zhvilluara nuk kemi pasur fat. Ne synojmë që nga kjo ndeshje të kthehemi me pikë të plota edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë”, nënvizoi ai.
Peja aktualisht zë vendin e katërt në grupin A, me gjashtë pikë të tubuara duke shënuar dy fitore dhe pësuar dy humbje.


Shima parashikon ndeshje të vështirë


Alo-qendra shqiptare, Gerti Shima, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kumanovës. Ai tha se pret një ndeshje të fort duke njohur cilësitë e Kumanovës.
“Na pret një ndeshje tejet e vështirë. Kumanova ka një ekip të fortë dhe së fundi është edhe e përforcuar”, theksoi Shima. Nga ana tjetër ai thotë, se me një mbrojtje do të arrijnë të marrin pikët e plota nga ky takim. “Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të treguar një lojë të mirë. Me një mbrojtje të fort dhe sa më pak gabime mund të fitojmë ndeshjen që është shumë me rëndësi për ne”, përfundoi Shima.
Kumanova aktualisht zë vendin e parë në Grupin A, me shtatë pikë të tubuara duke arritur të marrë tri fitore dhe pësuar vetëm një humbje.

telegrafi sport app