LAJMI I FUNDIT:

Pedri zbulon lojtarin tek i cili mëson dhe këshillohet më së shumti

Pedri zbulon lojtarin tek i cili mëson dhe këshillohet më së shumti

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri ka zbuluar emrin e lojtarit nga i cili mëson më shumë dhe këshillohet për lojën e tij.

Pedri është njëri nga lojtarët më premtues në botë, pasi e ka treguar në sezonet e fundit me Barcelonën, edhe përkundër moshës së re.

Por, nga kush mëson dhe këshillohet mesfushori i ri?

Është vet Pedri, i cili ka zbuluar emrin e ‘mësuesit’ të tij, i cili është Sergio Busquets.

“Mbi të gjitha Busi, i cili gjithashtu luan në një pozicion të ngjashëm me timin. Ai na ndihmon shumë”, ka thënë fillimisht Pedri për Mundo Deportivo.

“Ai ka një vizion që është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët, ai e sheh futbollin para të gjithëve dhe është ai që na ndihmon më shumë”, përfundoi spanjoll.

Pedri ndoshta zbuloi cilësitë e lidershipit që nuk janë menjëherë të dukshme për tifozët në Busquets.

Edhe pse mesfushori është sulmuar së fundmi te Barcelona, ​​Luis Enrique dhe Xavi Hernandez vazhdojnë ta përzgjedhin atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori