Pasardhësi i Modricit i bën përshtypje të mëdha Xabi Alonsos – a mund ta nis si startues në epokën e tij

Sonte në orën 21:00, në stadiumin Hard Rock të Miamit, Real Madrid do të përballet me Al Hilal në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për klube. Ndeshja shënon edhe debutimin e trajnerit të ri Xabi Alonso në stolin e “Los Blancos”.
Ky grup – H – përfshin gjithashtu skuadrat Pachuca dhe RB Salzburg, me fituesin që do të kualifikohet për fazën tjetër të këtij turneu të rëndësishëm.
Sipas AS, mesfushori turk Arda Güler është një nga lojtarët që ka shkëlqyer gjatë përgatitjeve dhe ka shumë gjasa të jetë titullar në këtë përballje. Një sondazh i kryer nga kjo media tregoi se tifozët dëshirojnë ta shohin Gulerin si titullar në krahun e djathtë.
Güler iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023, mes zërave se ishte pasardhësi i Luka Modric, i cili pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Pikërisht ModriC kishte një ndikim të madh në transferimin e tij në “Santiago Bernabéu”.
Në sezonin e tij të parë me Realin, Güler ka zhvilluar 55 paraqitje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste – një nisje mbresëlënëse për një lojtar të ri.
Trajneri i ri madrilen, Xabi Alonso, sipas AS, është një admirues i madh i Gulerit. “Bayer Leverkusen ka provuar dy herë rresht ta huazojë mesfushorin turk”, shkruan gazeta, duke nënvizuar pëlqimin e hershëm të Alonsos për të.
Madje, edhe në seancën e fundit stërvitore të hapur për mediat, Alonso iu afrua Gulerit për t’i dhënë udhëzime specifike dhe të drejtpërdrejta – një sinjal i qartë se ai është në planet e tij.
E vetmja dilemë, sipas AS, mbetet nëse Alonso do ta aktivizojë që në fillim, apo do ta prezantojë gradualisht, ndryshe nga mënyra më konservatore që kishte parapëlqyer Carlo Ancelotti.
Nëse Güler luan, ndeshja ndaj Al Hilal mund të jetë hapi i parë i madh në epokën e re të Real Madridit, me një mesfushor të ri që pritet të marrë flamurin nga Modric. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga triumfi në ring, në ‘nokautin’ financiar – Usyk rrezikon të humbasë miliona euro

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

'Santiago Bernabeu' po i kthen shpinën Viniciusit? Legjenda e Real Madridit ngre alarmin

Real Madridi propozon një marrëveshje mahnitëse shkëmbimi për transferimin e Konates

Pesë vite në Real Madrid pa luajtur asnjë minutë – klubi po kërkon të prishë kontratën e tij

Milan po punon për finalizimin e tri transferimeve të reja

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë