Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj mbrëmë (25 prill) ka reaguar ndaj bullimizit që po i bëhet në rrjetet sociale që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.

Në edicionin e parë të BB VIP, Beatrix u përfshi në një romancë me aktorin Donald Veshaj i cili jashtë shtëpisë kishte një histori të pambyllur me prezantuesen, Bora Zemani.

Pas daljes nga shtëpia Beatrix dhe Donaldi kanë ndarë rrugët, ndërsa ky i fundit ka lënë të kuptohet se dëshiron ta rifitoi dashurinë e moderatores.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ndërkohë, Beatrix ka vendosur që përmes një video që ka postuar në rrjetet sociale të reagoi ndaj paragjykimeve, ofendimeve dhe komenteve negative.

Këngëtarja u shpreh se ajo dhe askush tjetër nuk e meriton të bullizohet, ndërsa ka paralajmëruar edhe masa ligjore ndaj atyre që do të bëjnë sërish një gjë të tillë.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Krahas videos, Ramosaj pranoi komente të shumta përkrahës si nga ana e fansave por edhe e miqve të saj nga estrada.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Një mbështetje për Beatrix ka treguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi e cila ka shkruar një komente të gjatë sipër postimit të këngëtares.

Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë Beatrix Ramosaj reagon e përlotur pas bullizimit në rrjetet sociale: Unë nuk e meritoj këtë

“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik, të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin, etj,  duke mos venë vetën asnjëherë në pozitën e tjetrit! Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukatë moj e bukura Beatrix Ramosaj, t‘i marshin të ligat ata që të bullizojnë ty”, ka shkruar Leonora në komente. /Telegrafi/