Christian Eriksen vazhdon të merr mbështetje nga i gjithë spektri sportiv, e në veçanti nga bashkëlojtarët e tij te Interi dhe ish-bashkëlojtarët e Tottenham Hotspur.

Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës të shtunën mbrëma, situatë që tronditi botën e futbollit.

Për 15 minuta nuk dihej nëse Eriksen do të shpëtonte dhe vetëm pas kësaj kohe dhe intervenimin bravuroz të ekipeve mjekësore, mesfushori arriti të këndellet dhe të niset për spital.

Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit

Kjo situatë bëri që e gjitha bota e sportit të çoj mesazh në në mbështetje të Eriksenit, ndërsa nuk munguan edhe mbështetjen nga bashkëlojtarët dhe ish-bashkëlojtarët e tij.

I pari ishte sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili pas golit në ndeshjen e Belgjikës me Rusinë, festën e golit ia dedikoi Eriksenit.

Pas tij erdhi mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi, i cili gjithashtu golin në ndeshjen e Marokut ndaj Burkina Fasos ia dedikoi shokut të tij danez.

Pas Lukakut, edhe Hakimi ia dedikoi festën e golit Eriksenit Pas Lukakut, edhe Hakimi ia dedikoi festën e golit Eriksenit

I fundit që e ka bërë një gjë të tillë është koreano-jugori, Son Heung-min që ia dedikoi golin e tij në ndeshjen ndaj Libanit.

“Chris, qëndro i fortë, të dua”, ishin fjalët e Sonit, i cili luajti për shumë vite me Eriksenin te Tottenhami. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >