LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit të Allegrit, Juve ka në listë dy trajnerë të njohur

Pas largimit të Allegrit, Juve ka në listë dy trajnerë të njohur

Juventusi njoftoi të premten pasdite se Massimiliano Allegri nuk do ta udhëheqë ekipin italian në sezonin e ardhshëm.

Eksperti italian do të luajë dy ndeshje të tjera të kampionatit italian dhe do të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit.


Tashmë po kanë nisur të përfliten emrat e trajnerëve të rinj që pritet ta pasojnë 51-vjeçarin në krye të detyrës.

Antonio Conte udhëhoqi Juventusin nga 2011 në 2014 dhe për shumëkënd ai vendosi themelet e një ekipi të fuqishëm që ishte kampion i Italisë për shtatë vjet me radhë.

Pas largimit nga Juventusi, Conte mori ekipin kombëtar italian dhe nga viti 2016 deri në 2018 ishte trajner i Chelseat, me të cilin fitoi kampionatin në vitin 2017.

Kandidati i dytë është Mauricio Pochettino, i cili aktualisht është trajneri i Tottenham Hotspurs, me të cilin do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 1 qershor dhe ka dhënë indikacione se do të largohet.

Allegri me statistika mbresëlënëse te Juventusi, por kurrë nuk u vlerësua për punën e tij
Lexo po ashtu Allegri me statistika mbresëlënëse te Juventusi, por kurrë nuk u vlerësua për punën e tij

Ndryshe, Allegri raportohet se mund ta marr drejtimin e skuadrës franceze të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/