LAJMI I FUNDIT:

Allegri me statistika mbresëlënëse te Juventusi, por kurrë nuk u vlerësua për punën e tij

Allegri me statistika mbresëlënëse te Juventusi, por kurrë nuk u vlerësua për punën e tij
Massimiliano Allegri dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Massimiliano Allegri arriti në Juventus në mes të korrikut të vitit 2014, me sezonin e parë të filluar në mes të një breshëri akuzash, por ai u largua pesë vjet më vonë me 11 trofe të fituar.

Trajneri italian është në kontratë deri në qershor 2020, por klubi konfirmoi me anë të një deklarate sot se ai nuk do të jetë në stolin e tyre në sezonin 2019-20.


Allegri mori ekipin në rrethana të çuditshme, pas tre titujve të njëpasnjëshëm të Serie A nga Antonio Conte, i cili papritmas njoftoi largimin para fillimit të sezonit 2014-15.

Zyrtare: Allegri largohet nga Juventusi
Lexo po ashtu Zyrtare: Allegri largohet nga Juventusi

Presidenti Andrea Agnelli nxitoi për të gjetur një zëvendësim dhe e mori Allegrin, i cili u shkarkua nga Milani në janar të 2014.

Makina që mbante Allegrin dhe Agnellin në fushën e trajnimit për hapjen e konferencës së tyre të shtypit u sulmua nga tifozët, të cilët filluan të qëllonin dhe vërshuan automjetin gjatë protestave të tyre të zemëruara.

Italiani i fitoi zemrat e tyre me punë ata duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë, për të mos përmendur përsëri fitimin e Scudettos dhe Coppa Italia.

Ai fitoi gjithsej 11 trofe në stolin e Juventusit, duke përfshirë pesë tituj radhazi të Serie A, katër edicione Kupën e Italisë dhe dy Superkupa Italiane.

Allegri lë ekipin pas 269 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar plot 191 apo 71 për qind të ndeshjeve, duke barazuar në 40 sosh duke humbur 38.

Megjithatë, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve nga Ajax në çerekfinale dhe qasja në dukje negative ndaj futbollit i ka inatosur tifozët në muajt e fundit.

“Isha duke menduar, imagjinoni nëse nuk do të kisha sjellë disa trofe. Ata do të më kishin djegur!”, ka thënë Allegri në konferencën e tij për shtyp javën e kaluar.

Largimi i tij është përshëndetur tani me një përzierje festimi dhe trishtimi, pak a shumë sikur kur arriti në ditën e parë. /Telegrafi/