LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obamat janë më të pasur se kurrë më parë

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obamat janë më të pasur se kurrë më parë

Gjatë tetë vjetëve të presidencës së tij, Barack Obama kishte një rrogë fikse, por duke marrë pozicionin e njeriut më të fuqishëm në botë, pasuria filloi t’i rritej.

Ky politikan i zhdërvjellët sot fiton në saje të paraqitjeve publike dhe motivuese, pastaj duke shkruar kujtimet dhe së fundi në saje të kontratave fitimprurëse të filmit.

Çifti Obama ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e prodhimit Netflix, ku do të xhirojnë seriale të ndryshme (fiktiv dhe dokumentar) për të adresuar çështjet dhe problemet që i kanë preokupuar gjatë mandatit tetëvjeçar në zyrën e Shtëpinë e Bardhë, si dhe jetën e tyre pas largimit nga pushteti.

Sipas listës Forbes të njerëzve më të pasur dhe më me ndikim në botë, bilanci i llogarisë së Barack Obama është rreth 40 milionë dollarë. Kjo është, sipas Forbes, gati 30 milionë më shumë se kur hyri në politikë në vitin 2005.

Që nga presidenca e tij, ky 57-vjeçar fitoi rreth 600 mijë dollarë në vit, dhe një burim i madh i të ardhurave ishte libri që botoi. Supozohet që nga viti 2005 deri në vitin 2016, Obama fitoi mbi 15 milionë dollarë vetëm nga veprat e tij.

Megjithatë, karriera e tij me shkrime nuk ka mbaruar ende. Vitin e kaluar, së bashku me bashkëshorten e tij, Michel nënshkroi kontrata me botuesit me vlerë rreth 60 milionë dollarë, që do të thotë se në vitet e ardhshme pasuria e tyre do të rritet.

Përveç kësaj, ka edhe fjalime të shumta publike nga ish-presidenti. Çdo fjalim i tillë kap vlerat e shumave prej 400 mijë dollarë dhe që nga largimi i Obamës nga kolltuk presidencial deri më tani, ka pasur shumë prej tyre.

Çifti është i vetëdijshëm se fitimet nuk vijnë vetëm duke u mbështetur vetëm në fjalime, por edhe në investime të vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse dyshja vendosën të investojnë në pasuri të patundshme.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, ata kishin gjithashtu një vilë në Uashington, të cilën e dhanë me qira. Ishte, sipas mediave amerikane, prona e dytë më e shtrenjtë në kryeqytetin e SHBA-ve. Pas përfundimit të mandatit të dytë, Barak Obama dhe familja u shpërngulën në atë shtëpi. Përveç kësaj, ata gjithashtu kanë një shtëpi familjare në Chicago me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Që kur u lirua nga kolltuk presidencial në janar të vitit 2017, Barack jeton një jetë shumë më të rehatshme sesa në detyrë. Kjo është arsyeja pse shihet gjithnjë e më shumë në udhëtime nëpër botë, në destinacione luksoze me gruan dhe fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori