LAJMI I FUNDIT:

Pas komenteve negative për ish-bashkëshorten, Ben Affleck flet për atësinë: Fëmijët e mi e përcaktojnë vlerën time

Pas komenteve negative për ish-bashkëshorten, Ben Affleck flet për atësinë: Fëmijët e mi e përcaktojnë vlerën time

Ben Affleck ka folur rreth atësisë, maturisë së tij dhe madje edhe mundësive të dyta gjatë paraqitjes së tij në “Good Morning America”.

Aktori 49-vjeçar i “Last Duel” foli për atë sesi fëmijët e tij e bëjnë ‘person më të mirë’ dhe frikën e tij të vërtetë se do t’ua transmetonte disa nga ‘gabimet’ dhe ‘dështimet’ e tij.


Duke reflektuar mbi gabimet që ka bërë – të cilat përfshijnë aspekte të abuzimit të tij me substanca në të kaluarën dhe madje edhe komente të çuditshme për ish-in e tij, Jennifer Garner, ai pohoi se puna që bën si baba do të përcaktonte gjithmonë ‘vlerën’ e tij si person.

Foto: Getty Images

“E vetmja biografi që ka nevojë për diçka është e shkruar në zemrat e fëmijëve tuaj,” tha Affleck për tre fëmijët që ka nga martesa me Garner: Violet, Seraphina, 12 dhe Samuel.

“Kur të kem vdekur prej kohësh dhe dikush do t’i pyesë fëmijët e mi: “Si ishte babai juaj?” dhe atëherë do ta di se sa ia vlente jeta ime”, vazhdoi ai.

Gjatë gjithë bisedës ai shprehu gjithashtu një frikë dhe shqetësimin se do t’ua kalonte të metat e tij fëmijëve, shkruan DailyMail.

Foto: Getty

“Të gjithë duam t’ua përcjellim fëmijëve tanë më të mirën nga vetja. Nuk më intereson kush je, jam shumë i sigurt që ndjen se në një moment të jetës tënde ke bërë hapa të gabuar, askush nuk dëshiron ta transferojë atë tek fëmijët tanë dhe kjo është një detyrë e vërtetë me të cilën përballen të gjithë, pavarësisht nga ato çështje”, u shpreh aktori.

Affleck theksoi rëndësinë e shanseve të dyta mes komenteve që ai bëri të hënën për martesën e tij me Garner dhe marrëdhënien e tij me ish të fejuarën, Jennifer Lopez.

Affleck deklaroi se nëse ai dhe Garner do të kishin qëndruar të martuar, ata “do të kishin përfunduar ndoshta duke kap për fyti njëri-tjetrin’ dhe me siguri do të pija ende. Është pjesë e arsyes pse fillova të pi… sepse isha i bllokuar”.

Foto: Getty Images

Pasi mori reagime të ashpra që dukej se fajësonte ish-in e tij për problemet me alkoolin, ai sqaroi deklaratat gjatë një paraqitjeje të Jimmy Kimmel.

Affleck kishte pohuar se fjalët u shtrembëruan dhe u hoqën nga konteksti.

“Nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të mendonin se do të thosha ndonjëherë një fjalë të keqe për nënën e tyre. Ndjehem sikur në fund të ditës të gjithë kanë nevojë për shanse të dyta”, tha Affleck.

Foto: AP

“Nuk ka mjaft filma, nuk ka mjaft sukses, nuk ka mjaft pëlqime në Instagram. Këto gjëra kurrë nuk do t’ju mbushin dhe nuk do t’ju bëjnë të lumtur. Jeta ime është më e mirë dhe jam më shumë i lumtur kur jam rreth fëmijëve të mi”, përfundoi 49-vjeçari.

Ndërsa, Affleck dhe Lopez thuhet se pritet t’i kalojnë festat e fundvitit së bashku me fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori