LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita: Unë dhe vajza jemi mirë, besoj në drejtësi

Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita: Unë dhe vajza jemi mirë, besoj në drejtësi
Arbenita Ismajli (Foto: Arbenita Ismajli/Instagram)

Reperi Fero ditë më parë është arrestuar nga autoritetet nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.


Disa ditë pas raportimit të kësaj ngjarje, ka reaguar vet Arbenita, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka njoftuar fansat se ajo dhe vajza e saj janë mirë.

Një muaj paraburgim për Feron, i dyshuar për dhunë në familje
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për Feron, i dyshuar për dhunë në familje

“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar shkurt Ismajli në InstaStory.

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

Përndryshe, lidhur me ngjarjen në fjalë e cila ka bërë bujë gjithandej në media, në emisionin “Rreth e rrotull” të RTV Dukagjinit, foli pak ditë më parë edhe gazetarja e Telegrafit, Egzona Shigjeqi.

Ajo së bashku me të ftuarin tjetër, gazetarin Erdonit Hoxha nga ‘Syri Net Kosova’, diskutuan në detaje mbi rastin në fjalë si dhe problemet e mëparshme që ky çift ka pasur.

Përgjatë bisedës në studio, u diskutua edhe për ndarjet tjera të famshme mes çifteve në estradën shqiptare dhe mënyrën se si shumë prej tyre e përdorin jetën private për të ruajtur vëmendjen mediale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori