LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain i ndarë në tri grupe që e kanë përçarë skuadrën – Brazilianët, francezët dhe latinët, por është një lojtar që i pajton

Paris Saint-Germain i ndarë në tri grupe që e kanë përçarë skuadrën – Brazilianët, francezët dhe latinët, por është një lojtar që i pajton

Arritja e Neymar te Paris Saint-Germain, ka bërë që skuadra të ndahet në tri pjesë të ndryshme, me protagonist të ndryshëm. 

Verën e shkuar braziliani theu rekordin historik kur kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.


Sipas asaj që shkruan Globoesporte, trajneri Unai Emery, e ka të vështirë ta kontrollojë skuadrën, pasi bëhet fjalë për disa grupe të ndarë.

Brazilianët dhe portieri 

Neymar ka krijuar grupin e tij me lojtarë si Dani Alves, Thiago Silva dhe Marquinhos, pasi flasin të njëjtën gjë.

Me të është edhe portieri Kevin Trapp, i vili ka të dashur brazilianen Izabel Goulart.

Lojtarët Latin  

Lideri këtij grupi është uruguaiani Edinson Cavani.

Prej ardhjes së Neymar disa lojtarë nuk janë ndjerë mirë, posaqërisht argjentinasit me Angel Di Maria, Javier Pastore dhe Giovani Lo Celso, që janë pjesë e këtij grupi.

Me ta është edhe spanjolli Yuri Berchiche.

Francezët  

Më shumë se gjysma e skuadrës (13 nga 25) te Paris Saint-Germain janë francez.  Lojtarë si Kylian Mbappe, Adrien Rabiot dhe Alphonse Areola, por edhe Layvin Kurzaëa, Presnel Kimpembe e Lassana Diarra, që erdhi në janar, janë pjesë e këtij grupi.

Të pavarurit  

Janë dy lojtarë që nuk bëjnë pjesë në asnjërin grup. Ata janë Thiago Motta dhe Julian Draxler.

Motta, edhe pse ka lindur në Brazil, ai ka pasaportë italiane.  Ai nuk është i përfshirë në asnjërin grup.

Draxler, nuk mendon shumë për shokët në klub, pasi është i dhënë pas familjes.

Brazilianët besojnë që ai ka kualitet më shumë se Cavani.

Shokë me të gjithë 

Marco Verratti është lojtari i vetëm që ka marrëdhënie të mira me të gjithë lojtarët.

Italiani flet me të shokët e skuadrës, frëngjisht dhe në gjuhen spanjishte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori