LAJMI I FUNDIT:

Paratici konfirmon bisedimet: Duhet t’i bindim Arthurin dhe Pjanicin

Paratici konfirmon bisedimet: Duhet t’i bindim Arthurin dhe Pjanicin
Arthur Melo (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, i ka konfirmuar bisedimet me Barcelonën për shkëmbimin ndërmjet Arthur Melos dhe Miralem Pjanicit.

Mediat spanjolle dhe italiane kanë spekuluar se mesfushori i Bianconerëve kërkohet nga Blaugranët, ndërsa Zonja e Vjetër e dëshiron brazilianin në shkëmbim.


“Kemi folur shpesh me Barcelonën, por në këtë moment të gjitha skuadrat po luajnë ndeshje të rëndësishme, prandaj kemi preferuar ta tejkalojmë këtë periudhë”, është shprehur Paratici për Sky Sport Italia.

Miralem Pjanic (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Është raportuar se klubet duhet ta arrijnë marrëveshjen deri më 30 qershor, në mënyrë që t’i barazojnë shifrat financiare.

“Nuk ka të bëjë me 30 qershorin, para ose pas, mirëpo duhet arritur marrëveshje ame palët e ndryshme dhe të dy lojtarët duhet bindur. Prandaj, nuk ka të bëjë me data”, ka shtuar drejtori i Juves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori