LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Interi përballet me Tottenhamin në ndeshjen rikthyese në Ligën e Kampionëve

Parashikim: Interi përballet me Tottenhamin në ndeshjen rikthyese në Ligën e Kampionëve

Sonte (e martë) do të jetë një mbrëmje e veçantë për Interin, pasi klubi italian kthehet në garën më të madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve, pas një mungese të gjatë.

Në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B, Nerazzurrët janë nikoqirë të Tottenham Hotspur në Giuseppe Meazza.


Të rejat nga skuadra e Interit

Joao Mario dhe Ivan Perisic (Foto: Getty Images)

Dalbert, Roberto Gagliardini dhe Joao Mario janë lënë jashtë skuadrës së Interit për Ligën e Kampionëve, ashtu që nuk mund të luajnë.

Luciano Spalletti ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak të lëndimit të Sime Vrsaljkos, ndërkohë që Danilo D’Ambrosio është në dyshim për lojë. Në këtë mënyre, trajneri mund ta angazhojë Milan Skriniarin në atë pozitë, derisa Miranda do të startonte me Stefan De Vrij në qendër të mbrojtjes.

Lautaro Martinez është po ashtu në dyshim për lojë dhe vendimi për të do të merret pak para fillimit të ndeshjes.

Lajmet për Interin
Lexo po ashtu Lajmet për Interin

Mungesat e Interit
Sime Vrsaljko (i lënduar)
Dalbert (nuk luan)
Roberto Gagliardini (nuk luan)
Joao Mario (nuk luan)
Danilo D’Ambrosio (në dyshim)
Lautaro Martinez (në dyshim)

Të rejat nga skuadra e Tottenham Hotspur

Hugo Lloris dhe Dele Alli nuk mund të luajnë në Milano për shkak të lëndimeve.

Juan Foyth, Georges-Kevin Nkoudou dhe Vincent Janssen janë lënë jashtë skuadrës së Spursave për Ligën e Kampionëve, ashtu që nuk janë në dispozicion në fazën grupore.

Moussa Sissoko po ashtu nuk mund të luajë për shkak të lëndimit, derisa Victor Wanyama, Ben Davies dhe Erik Lamela mund të nisin nga minuta e parë (në vend të Eric Dier, Danny Rose dhe Harry Winks që luajtën në humbje kundër Liverpoolit).

Toby Alderweireld dhe Kieran Trippier nuk janë grumbulluar me skuadrën, prandaj pritet që nga minuta e parë të fillojnë Davinson Sanchez dhe Serge Aurier.

Lajmet për Tottenhamin
Lexo po ashtu Lajmet për Tottenhamin

Mungesat e Tottenhamit
Hugo Lloris (i lënduar)
Dele Alli (i lënduar)
Moussa Sissoko (i lënduar)
Juan Foyth (nuk luan)
Georges-Kevin Nkoudou (nuk luan)
Vincent Janssen (nuk luan)
Kieran Trippier (nuk luan)
Toby Alderweireld (nuk luan)

Formacionet e mundshme

Formacionet e mundshme Inter v Tottenham (Foto: WhoScored)

Fakte

Në nëntë nga 10 takimet e fundit të Tottenhamit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Në pesë sfidat e fundit ndërmjet Interit dhe Spursave në të gjitha garat janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Parashikimi

Përkundër investimeve në skuadër, Interi e ka filluar sezonin jo në mënyrën e pritur duke arkëtuar vetëm katër nga 12 pikët e mundshme. Akoma nuk kanë fituar në Meazza këtë sezon, ndërsa në katër ndeshjet e fundit në shtëpi nuk kanë regjistruar fitore.

Tottenhami e nisi sezonin me tri fitore rresht, mirëpo në dy ndeshjet e fundit në Ligën Premier ka pësuar humbje dhe duhet të rikthejë formën për të qenë bindës.

Spursat i kanë humbur dy ndeshjet e vetme me Interin në Giuseppe Meazza duke pranuar nga katër gola. Asnjëra skuadër nuk mendon për humbje në këtë përballje, prandaj pritet të shohim një ndeshje të ngushtë me pak gola të shënuar.

Rezultati i mundshëm

Inter 1-1 Tottenham Hotspur

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori