LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Pres nga lojtarët të tregohen, me Kosovën do të eksperimentoj në formacion

Panucci: Pres nga lojtarët të tregohen, me Kosovën do të eksperimentoj në formacion

Cristian Panucci doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës vëllazërore me Kosovën, që do të luhet nesër në Zvicër.

Tekniku i kuqezinjve shoqërohej në këtë konferencë nga portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ndërsa vlerësoi përgatitjet e kombëtares gjatë këtyre ditëve të grumbullimit.


Këtë herë keni grumbulluar disa lojtarë nga Superiorja. Ka ndonjë strategji për këtë?

Superioren e ndjek thuajse çdo jave dhe kam nën vëzhgim të gjithë elementet që mund t’i shërbejnë kombëtares. Këtë herë ishte radha e Gurit, që ka bërë një sezon shumë të mirë, por lojtarë si ai dhe të tjerë, janë gjithmonë të mirëpritur, nëse paraqiten mirë.

Si ju është dukur gjendja e të grumbulluarve?

Kemi një grup shumë të mirë, që shfaq seriozitet dhe përkushtim në punë. Mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë dhe do punojmë akoma më shumë, për të qenë gati në Nations League. Dua që në atë kompeticion të dalim të parët dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Keni një mesazh për lojtarët që nuk janë grumbulluar këtë herë?

Janë ata që duhet të më japin një mesazh mua. Unë ndjek çdo fundjavë të gjithë futbollistët shqiptarë dhe vlerësoj paraqitjet e tyre. Në fund bëj vlerësimet e mia dhe grumbulloj ata që janë më në formë dhe që më garantojnë paraqitje dinjitoze. Në këtë kuptim, janë ata që duhet të më dërgojnë sinjale përmirësimi dhe forme të mirë, për t’i grumbulluar më pas.

Cila ka qenë përshtypja e parë për Gurin?

Është një djalë shumë serioz, që është integruar shumë mirë me grupin dhe ka punuar shumë mirë. Ai ka bërë një sezon mjaft të mirë me Kukësin dhe ka shënuar shumë gola, por këtë sezon duhet ta shikojë jo si një arritje, por si një pikënisje për karrierën e tij.

A është sfida me Kosovën, edhe një betejë në kuadrin e përthithjes së talenteve?

Nesër është një ndeshje miqësore, ku si unë, ashtu edhe trajneri i Kosovës, kemi synim për të eksperimentuar dhe për të marrë sinjale sa më të mira, në kuadër të ndeshjeve të Nations League. Sa i përket talenteve, shqiptarët janë të ndarë në 3 shtete dhe unë kam emisarët e mi, me të cilët përpiqem t’i ndjek që të gjithë. Më pas nëse shoh elementë të mirë, ju prezantoj thirrjen për t’iu bashkuar Shqipërisë, por zgjedhja u takon atyre.

Pas humbjes me Norvegjinë, e shikoni si detyrim fitoren ndaj Kosovës?

Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje. Verdiktin e jep fusha, por ne futemi gjithmonë në lojë për të fituar, ndonëse në lojë janë 3 rezultate. Për mua rëndësi ka të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe të japim më të mirën, pastaj rezultati del disi në plan të dytë.

A janë zgjedhur kundërshtarët e miqësoreve, që të jenë të përafërt me ato të Ligës së Kombeve?

Kemi zgjedhur dy kundërshtarë, një të fortë dhe një më pak të fortë, për të parë se si do të mund të komportohemi në fushë. Norvegjia ka qenë një kundërshtar që luan përafërsisht si Skocia dhe në atë ndeshje kemi qenë në lojë deri në fund. Pavarësisht se kishim shumë lojtarë që nuk luanin në skuadrat e tyre, ishim në lojë dhe mund të shmangnim humbjen.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori