LAJMI I FUNDIT:

Pamjet në dhomën e zhveshjes shfaqin Salahun duke mbajtur një fjalim emocionues bashkëlojtarëve te Egjipti pas humbjes në finalen AFCON

Pamjet në dhomën e zhveshjes shfaqin Salahun duke mbajtur një fjalim emocionues bashkëlojtarëve te Egjipti pas humbjes në finalen AFCON

Mohamed Salah mbajti një fjalim emocionues për shokët e tij të skuadrës në Egjipt pas humbjes së tyre dërrmuese ndaj Senegalit në finalen e AFCON.

Senegali u kurorëzua kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën pasi mposhti Egjiptin 4-2 në penallti.


Sadio Mane goditi penalltinë fituese, me Salahun që nuk i erdhi radha të gjuante, shkaku që pësuan disfatë më herët.

Image: PA

‘Mbreti Egjiptian’ shfaqi një fytyrë dëshpëruese pas humbjes së tyre në penallti, me yllin e Senegalit që ngushëlloi shokun e tij të skuadrës te Liverpooli.

Por, Salah arriti të mbledhë forcën për t’u mbajtur një fjalim kolegëve të tij ndërkombëtarë.

Ai foli për ngarkesën e jashtëzakonshme të punës së ekipit të tij pasi katër nga ndeshjet e tyre me eliminim direkt shkuan në kohë shtesë.

Gabaski njeriu i momentit - Të gjithë po flasin për paraqitjet e portierit të Egjiptit, por tani edhe shishen e tij të ujit që e harroi pas finales së humbur
Lexo po ashtu Gabaski njeriu i momentit - Të gjithë po flasin për paraqitjet e portierit të Egjiptit, por tani edhe shishen e tij të ujit që e harroi pas finales së humbur

29-vjeçari preku gjithashtu hakmarrjen, me Egjiptin që do të përballet me Senegalin për një vend në Kupën e Botës 2022.

“Ne luajtëm katër ndeshje të gjitha 120 minuta në rreth 12 ditë, por tani është në të kaluarën”, ka thënë ai.

“Ne i kemi ndeshjet kundër tyre muajin e ardhshëm dhe inshallah do të hakmerremi ndaj tyre”.

Salah, ndërkohë, tashmë është kthyer në Angli përpara ribashkimit me Liverpoolin.

Dhe ai thuhet se i ka thënë Jurgen Kloppit se dëshiron të luajë kundër Leicester Cityt të enjten.

Salah është duke shijuar një fushatë shumë produktive këtë sezon. Ai tashmë ka shënuar 23 gola mbresëlënës në të gjitha garat.

Ai ka shënuar 16 gola në Ligën Premier këtë sezon përpara se të rifillojë rrugëtimin e tij në ligë me Liverpoolin këtë javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori