LAJMI I FUNDIT:

Pak orë para performancës në gjysmëfinalen e Eurovision, Albina Kelmendi iu drejtohet shqiptarëve me një video nga Liverpooli

Pak orë para performancës në gjysmëfinalen e Eurovision, Albina Kelmendi iu drejtohet shqiptarëve me një video nga Liverpooli

Shqipëria performon sonte (e enjte) në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023.

Kur kanë mbetur edhe pak orë para performancës përfaqësuesja e këtij viti e Shqipërisë, Albina Kelmendi iu është drejtuar publikut me një video nga Liverpooli.


Nën ethet dhe emocionet e ngjitjes në skenën e madhe të muzikës së festivalit, Albina edhe një herë ka kërkuar votën e shqiptarëve.

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Në një prononcim për RTSh-në, ajo tha se sonte është momenti që të tregojmë sa zemërgjerë jemi teksa i ka falënderuar për mbështetjen e dhënë deri më tani.

“Përshëndetje për të gjithë shqiptarët anë e mban botës, me këtë video dua të iu informojë që sonte do ngjitemi në skenën e madhe të Liverpoolit andaj kërkojmë mbështetjen e juaj siç na keni dhënë deri sot kërkojmë të na votoni që të shkojmë në finale. Vota juaj na dërgon në finale, sonte është momenti që çdo shqiptar ta tregojë veten dhe të tregojmë sa zemërgjerë jemi, faleminderit të gjithëve, iu përqafojmë dhe iu falënderojmë për mbështetjen që na keni dhënë deri tash”, është shprehur këngëtarja.

View this post on Instagram

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Albina dhe familja Kelmendi interpretojnë këngën “Duje” në mesin e 16 shteteve të tjera që konkurrojnë sonte për të arritur në finalen e madhe.

“Të tregojmë që jemi familje e madhe” - Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision
Lexo po ashtu “Të tregojmë që jemi familje e madhe” - Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Vetëm 10-të shtete do të mund të kualifikohen për finalen e së shtunës teksa 10-të të tjera tashmë u përzgjodhën në gjysmëfinalen e parë.

Janë gjithashtu edhe gjashtë shtete të tjera që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e “Big-5”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori