Rigels Rajku, i njohur më mirë me emrin artistik, Noizy ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun shqiptar.
“Bora”, titullohet kënga e re që e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Ndër të tjerash në tekst përmenden edhe tri këngëtaret shqiptare Rita Ora, Nora dhe Era Istrefi.
Pamje të nxehta nga klipi
“Seksi si Nora, e bukur si Era është Rita Ora”, thotë ndër të tjerash reperi.
Kujtojmë se kënga solo vjen pas bashkëpunimit me reperin prishtinas, Ledri Vulën.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili ka paralajmëruar edhe të tjera gjatë vitit 2018. /Telegrafi/
TELEGRAFI sh.p.k. Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 - +383 48 222 355
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.