LAJMI I FUNDIT:

Pa Messin, pa probleme për Argjentinën – Simeone debuton me gol

Pa Messin, pa probleme për Argjentinën – Simeone debuton me gol

Giovanni Simeone ka debutuar me gol në kombëtaren e Argjentinës teksa albiçelestët pa Lionel Messin deklasuan Guatemalan me rezultat 3-0 në miqësoren ndërkombëtare.

Messi nuk ishte përfshirë fare në këtë takim dhe superylli i Barcelonës besohet se po mendon edhe pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit të dështuar.


Jorge Sampaoli humbi pozitën e tij dhe trajneri i përkohshëm, Lionel Scaloni ka shfrytëzuar një formacion të ri në miqësoren e zhvilluar në Los Angeles të premtën.

Debutuesi Gonzalo Martinez, Giovani Lo Celso dhe Simeone, i biri i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone – shënuan golat për Argjentinën në këtë takim.

Icardi dhe Dybala ishin në stol për Argjentniën për herë të parë që prej shumë kohësh.

Për herë të parë debutuan Simeone, Martinez dhe Palacios, ashtu sikurse portieri i ri Geronimo Rulli.

Kishte disa zëvëndësime në këtë takim ku trajnerët testuan lojtarët, kurse për Argjentinën ky është rikthim i mirë pas një Botërori jo aq pozitiv ku ekipi amerikano latin u eliminua nga ajo që do të bëhej kampione e botës, Franca. /Telegrafi/