LAJMI I FUNDIT:

Pa Maguiren, ndryshim qëndrimi për Ronaldon dhe taktikat e mundshme të Ten Hag te Unitedi

Pa Maguiren, ndryshim qëndrimi për Ronaldon dhe taktikat e mundshme të Ten Hag te Unitedi
(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi tashmë ka marrë vendim për trajnerin që do ta drejtojë skuadrën nga sezoni ardhshëm dhe ai është trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag.

Prej se u konfirmua lajmi për marrëveshje trevjeçare, kanë nisur spekulimet lidhur me formën që do ta ketë skuadra e Djajve të Kuq në edicionin e ri.


Ten Hag pëlqen të luajë me posedim të topit. Në fillimet e karrierës ka luajtur me formacionin 4-3-3, për ta zbatuar për një kohë 4-4-2, ndërsa së fundmi pëlqen sistemin 4-2-3-1 sikurse edhe ish-trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer dhe ai i tanishmi, Ralf Rangnick.

Holandezi duhet ta ngritë kondicionin e lojtarëve duke i nxitur të luajnë me përkushtim dhe shtytje më të madhe, për këtë arsye bordi duhet të rekrutojë lojtarë me fizikun dhe agresionin e nevojshëm për të luajtur këtë lloj futbolli.

Tashmë po qarkullojnë emrat e lojtarëve që joshin interesimin e klubit anglez, porse edhe për ata që mund të përshtaten me lojën e trajnerit të ri. Fred, Bruno Fernandes, Jadon Sancho e Scott McTominay, konsiderohen futbollistë që bëjnë më së shumti presion, prandaj nuk do ta kenë të vështirë përshtatjen. Paul Pogba vlerësohet lart, por ai ka vendosur të largohet.

Shfaqet lista e dëshirave dhe buxheti i transferimeve të Ten Hag te Man Utd, 12 lojtarë do të largohen
Lexo po ashtu Shfaqet lista e dëshirave dhe buxheti i transferimeve të Ten Hag te Man Utd, 12 lojtarë do të largohen

Donny van de Beek, i cili është i huazuar te Evertoni, pritet të kthehet në skuadër, derisa disa nga futbollistët e moshuar pritet të largohen: Juan Mata, Edinson Cavani e Nemanja Matic.

(Foto: Instagram/cristiano)

Por, çfarë do të ndodhë me Cristiano Ronaldo? Ai nuk bën presionin që kërkon Ten Hag, megjithatë është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon në të gjitha garat, prandaj pritet të shihet nëse do të jetë ndryshim taktikash në rastin e superyllit portugez. Në anën tjetër, flitet që Harry Kane (Tottenham Hotspur) mund të transferohet në Old Trafford.

Vendimi duhet të merret edhe për Marcus Rashford, i cili nuk ka pasur një sezon të mirë. Një mesfushor klasi do të transferohet dhe emri i parë në listë është Declan Rice (West Ham United), i cili kushton rreth 150 milionë funte (180 milionë euro).

Loja në krahët e mbrojtës duhet ndryshuar, ashtu që mund të ketë probleme edhe për Aaron Wan-Bissaka, derisa Luke Shaw luan më mirë në fazën ofensive, porse udhët të përmirësohet shumë për të zënë vend në formacionin bazë.

(Foto: MEN)

Trajneri duhet të vendosë edhe për partnerin e Raphael Varane në qendër të mbrojtjes, duke qenë se Victor Lindelof e Eric Bailly janë më komod me topin sesa kapiteni Harry Maguire, paraqitjet e të cilit janë kritikuar shumë këtë sezon.

#MaguireOut - bëhet virale thirrja e tifozëve të United ndaj anglezit, pas gabimeve në derbin me Liverpoolin
Lexo po ashtu #MaguireOut - bëhet virale thirrja e tifozëve të United ndaj anglezit, pas gabimeve në derbin me Liverpoolin

Nga të rinjtë mund të përfitojë James Garner (i huazuar te Nottingham Forest) dhe Anthony Elanga që ka luajtur mirë nën drejtimin e Rangnick. Po ashtu, ka talentë të shumtë te ekipi U-23, të cilët do të monitorohen dhe mund të përfshihen në taktikat e Ten Hag. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori