LAJMI I FUNDIT:

Owen zgjedh formacionin titullar të Anglisë për Euro 2024, habit të gjithë duke lënë jashtë yllin e madh

Owen zgjedh formacionin titullar të Anglisë për Euro 2024, habit të gjithë duke lënë jashtë yllin e madh

Michael Owen ka lënë jashtë një nga lojtarët më të vlerësuar në Ligën Premier këtë sezon, pasi ai zgjodhi 11-tën e tij startuese të Anglisë për Euro 2024.

Ish-sulmuesi i Anglisë, i cili shënoi 40 gola në 89 paraqitje për Tre Luanët, iu dha detyra e pashmangshme për të zgjedhur një formacion titullar për turneun e kësaj vere.

Ashtu si shumë prej nesh që shikonin në shtëpi, Owen shkoi me Jordan Pickford në portë përpara se të zgjidhte Kyle Walker, Luke Shaw, Harry Maguire dhe John Stones në katërshen mbrojtëse.

Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 - Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë 'senatorë'
Lexo po ashtu Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 - Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë 'senatorë'

Declan Rice, një tjetër zgjedhje e njohur, gjithashtu u shfaq në mesfushë së bashku me Phil Foden dhe Jude Bellingham, por ishte linja e tij e sulmit që ngjalli më shumë debat në internet.

Sulmuesi anësor i Arsenalit, Bukayo Saka, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit e këtij sezoni është lënë jashtë nga Owen që ka vendosur Cole Palmer dhe Anthony Gordon para tij.

“Duhet të gjej një vend për Cole Palmer. Unë do ta vendos atë si krahun tim të djathtë dhe Anthony Gordon si krahun tim të majtë. Gjithashtu do të zgjidhja Harry Kane në qendër”, ka thënë fillimisht Owen.

“Natyrisht që ju mund të ndryshoni gjatë turneut. Ju mund të sillni Sakan në të djathtë, të vendosni Palmer ose Foden në të majtë. Por, unë duhet të gjej një vend për Palmer. Duhet të gjej një vend për Foden dhe unë me të vërtetë dua të luaj me atë në anën e majtë”.

“Kjo është lista ime e dëshirave. Ai ekip mund të ndryshojë, do të ndryshojë. Por unë mendoj se mund të ndryshojë vetëm me dy ose tre lojtarë. Por, personalisht mund ta imagjinoj vetëm hyrjen e Sakës. Njerëzit do të argumentojnë se Gordon nuk duhet të fillojë, por mua më pëlqen të kem ritëm atje”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Kalo në kategori