LAJMI I FUNDIT:

“Oscars 2022” – Vanessa Hudgens shfaq elegancë dhe sharm gjatë parakalimit në tapetin e kuq

“Oscars 2022” – Vanessa Hudgens shfaq elegancë dhe sharm gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Vanessa Hudgens ishte ndër yjet e parë kë ka parakaluar në tapetin e kuq në ndarjen e 94 -të  vjetore të çmimeve “Oscar” në Los Angeles të dielën në mbrëmje (27 mars).

Aktorja 33-vjeçare u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa veshi një fustan të zi të mëndafshtë me rripa delikat të lidhura pas shpatullave të saj nga koleksioni i “Michael Kros”.


Vanessa do t’i bashkohet Terrence J dhe stilistit Brandon Maxwell për të bashkë-organizuar aferën 90-minutëshe për ABC në tapetin e kuq që çon në natën më të madhe të Hollywoodit.

Fustani i saj i shkëlqyeshëm përmbante një dekolte të hapur dhe përfshinte prerje përgjatë anëve pak mbi ijet e saj.

Ylli i “High School Musical” përshtati dukjen glamuroze me një palë taka të larta metalike argjendi, shkruan DailyMail.

Hudgens la një gjerdan masiv smeraldi dhe diamanti të flasë vetë, të cilin ajo e kombinoi me një grup vathësh jeshil me ngjyra të ndezura.

Vanessa mbante flokët e saj ngjyrë kafe të errët të ndarë në mes dhe të lidhur fort në një ngritje të lartë.

Ajo mbajti një byzylyk ari Cartier dhe i shtoi një tjetër ngjyrë ansamblit të saj me një unazë smeraldi jeshil për t’iu përshtatur gjerdanit të saj të zbukuruar.

Filmi "CODA" triumfon në "Oscars 2022" - gjithçka që ndodhi në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të filmit
Lexo po ashtu Filmi "CODA" triumfon në "Oscars 2022" - gjithçka që ndodhi në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të filmit

Hudgens luajti në filmin e Lin-Manuel Miranda “tick, tick…BOOM” i cili është i nominuar për dy çmime në shfaqjen e këtij viti, duke përfshirë ‘Aktorin më të mirë’ (Andrew Garfield) dhe ‘Montazhin më të mirë të filmit’.

Ceremonia e 94-të vjetore e Çmimeve të Akademisë u kthye në vendin e saj të rregullt të Teatrit Dolby në Hollywood të Kalifornisë, pasi u mbajt e kaluar ndërroj lokacion.

Shfaqja do të drejtohet nga një treshe yjesh Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes pasi ka kaluar pa drejtues gjatë tre viteve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori