Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte i pranishëm në stadium kur një pjesë e madhe e tifozëve të ekipit të tij të ri, Spartak Moskës, shfaqën pankarta dhe brohoritje fyese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Vetëm pak ditë pasi zgjodhi Spartak Moskën për ta vazhduar karrierën, Mirlind Daku është përballur me një situatë të pakëndshme në tribunat e klubit të tij të ri.


Sulmuesi shqiptar ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Spartak Moskës dhe Orenburgut, por vëmendjen nuk e mori vetëm ajo që ndodhi në fushë.

Daku në tribuna duke shikuar ndeshjen

Nga tribunat u dëgjuan brohoritje të forta me përmbajtje politike dhe fyese, të drejtuara ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

videot e publikuara nga mediumi rus Bombardir, dëgjohen qartë thirrjet “Kosova – Serbia”, ndërsa në tribunë shfaqet edhe një flamur gjigant me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Ndërkohë, mediumi rus Inkazan raportoi se gjatë ndeshjes pati edhe brohoritje të tjera si “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, si dhe thirrje fyese ndaj shqiptarëve.

Spartaku konsiderohet një nga klubet më të mëdha në Rusi dhe Daku pritet të përfitojë një kontratë shumë të majme financiarisht, por episodi i parë që e përfshiu në ambientin e ri ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e një pjese të tifozëve të klubit ndaj Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app