LAJMI I FUNDIT:

Filmi “CODA” triumfon në “Oscars 2022” – gjithçka që ndodhi në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të filmit

Filmi “CODA” triumfon në “Oscars 2022” – gjithçka që ndodhi në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të filmit
Kasti i filmit "CODA" me trofeun "Filmi më i mirë në "Oscars 2022" (Foto: New York Times)

(E plotësuar) – Është mbajtur edicioni i 94-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022”.

Me prezencën e yjeve të shumtë, në Teatrin “Dolby” në Los Angeles, u bë nderimi i arritjeve më të mëdha të vitit në kinematografi.


Për herë të parë në histori, prezantuese të mbrëmjes ishin tri femra komediane: Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes. ngjarja u transmetua në kanalin ABC.

Lista e plotë e fituesve të çmimeve "Oscars 2022"
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve të çmimeve "Oscars 2022"

Plot 38 filma ishin të nominuar gjithsej në kategori të ndryshme, teksa vetëm 10 prej tyre u listuan në garën e ngushtë për çmimin kryesor “Best Picture (Filmi më i mirë)”, i cili shkoi në duart e filmit “CODA”.


Telegrafi ka raportuar në kohë reale lajmet më të fundit nga ceremonia e “Oscars 2022”.

Postet:
Mbylle
28/03/2022 05:35

“CODA” fiton çmimin kryesor të mbrëmjes, “Best Picture (Filmi më i mirë)”

Filmi “CODA” me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”.

Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022” (Foto: Chris Pizzello)
28/03/2022 05:32

Jessica Chastain fiton “Aktorja më e mirë e vitit”

Jessica Chastain pranoi çmimin “Aktorja më e mirë e vitit” për rolin e saj në “The Eyes of Tammy Faye” në edicionin e 94-të të çmimeve “Oscars 2022”.

Chastain arriti të lërë prapa aktoret: Olivia Colman, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe Kristen Stewart.


Foto: Robyn Back
28/03/2022 05:12

Më në fund, Will Smith fiton çmimin “Aktori më i mirë” në “Oscars” pas 30 vitesh karrierë

Ka 30 vite në industrinë e filmit dhe ka akuzuar disa herë ndër vite ceremoninë “Oscars” për racizëm.

Mirëpo koha e tij erdhi, aktori Will Smith më në fund fitoi çmimin e tij të parë “Oscars” në karrierë.


Ky çmim vjen në sajë të rolit të babait të tenisteve Serenea dhe Venus Williams, në filmin me titull “King Richard”.

Ai ka qenë i nominuar edhe dy herë më parë për këtë çmim në të kaluarën.

Will Smith fiton çmimin ‘Aktori më i mirë’ në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)
28/03/2022 05:01

“Regjisorja e vitit” është Jane Campion

Është e rrallë të ndodhë, por ndodhi vërtetë në ceremoninë “Oscars 2022” – një regjisore femër u shpall më e mira e vitit.

Regjisorja e filmit “The Power of the Dog”, Jane Campion fitoi çmimin “Regjisori/ja i/e vitit”, duke lënë prapa vetes: Kenneth Branagh, Ryusuke Hamaguchi, Paul Thomas Anderson dhe Steven Spielberg.


Në filmin “The Poer of the Dog” trajtohet historia e një nëne dhe djali, të cilët mbërrijnë në fermën e vëllezërve Phil dhe George Burbank dhe shqetësojnë dinamikën e tyre delikate familjare.

Foto: Brian Snyder/ Reuters
28/03/2022 04:57

Billie Eilish fiton çmimin e parë “Oscar” në karrierë

Çmimi “Kolona zanore më e mirë” iu dedikua artistëve vëlla e motër, Billie dhe Finneas Eilish.

Ata e fituan këtë çmim për kolonën zanore “No time to day” të filmit me të njëjtin titull – që njëherësh është filmi i 25-të i ‘James Bond’.


Mes shumë falënderimeve, dyshja vëlla e motër falënderuan edhe prindërit e tyre që i ndriçuan në rrugën drejt artit.

28/03/2022 04:33

Çmimin “Dokumentari më i mirë” e fiton “Summer of Soul”

“Summer of Soul” ka lënë prapa dokumentarët: “Ascension”, “Attica”, “Flee” dhe “Writing With Fire” në kategorinë “Dokumentari më i mirë”.

Regjisor i dokumentarit “Summer of Soul” është Joshua L. Pearson.


28/03/2022 04:28

Billie Eilish me performancë mbresëlënëse në “Oscars 2022”

E ftuar nderi për të performuar në edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve, “Oscars”, ka qenë këngëtarja me famë botërore Billie Eilish.

Ajo ka interpretuar live në Teatrin “Dolby” këngën “No time to day”, e cila është kolona zanore e filmit me të njëjtin titull – prodhim i filmave ‘James Bond’.


Foto: Neilson Barnard/Getty Images
28/03/2022 04:06

Filmi “CODA” fiton “Skenari më i mirë i përshtatur”

Në mbrëmjen e madhe të çmimeve “Oscars”, trofeu i “Skenari më i mirë i përshtatur” shkoi për filmin “CODA”.

Për të marrë çmimin, në skenë u ngjit skenaristja Sian Heder.


28/03/2022 04:04

“Belfast” shpërblehet me çmimin “Skenari më i mirë origjinal”

Filmi “Belfast” ka triumfuar në kategorinë “Skenari më i mirë origjinal”, duke lënë prapa filmat: “Don’t Look Up”, “King Richard”, “Licorice Pizza”, “The Worst Person in the World”.

Regjisori Kenneth Branagh u ngjit në skenë për të marrë trofeun.


Filmi “Belfast” është një rrëfim gjysmë-autobiografik i regjisorit Branagh për një familje të klasës punëtore që u rrit në Irlandën e Veriut gjatë trazirave të vështira të vendit.

Foto: Brian Snyder/Reuters
28/03/2022 03:47

Filmi “Cruella” fiton çmimin për “Kostumografinë më të mirë”

Filmi i shumë pëlqyer i Disneyt, “Cruella” ka fituar çmimin “Kostumografia më e mirë” në “Oscars 2022”.

Filmi i cili vjen si një përshtatje e personazhti famëkeq, Cruella DeVil, është shquar për kostumet e veçanta të stiluara enkas për filmin e shumë shikuar.


Stilistja e filmit, Jenny Beavan, u ngjit në skenën e madhe të Teatrit “Dolby” për të marrë trofeun e kostumografisë.

28/03/2022 03:33

“Filmi më i mirë ndërkombëtar” shkon për “Drive my car” nga Japonia

Kategoria e filmit ndërkombëtar ka shpallur fitues filmin “Drive my car”, i cili gjithashtu është i nominuar për çmimin kryesor të mbrëmjes, “Best Picture (Filmi më i mirë).

Regjisori i filmit, Ryusuke Hamaguchi, u ngjit në skenë për të bërë falënderime për Akademinë dhe mbështetësit e filmit.


Foto: REUTERS/Brian Snyder

Kujtojmë që në listën e ngushtë të filmave për t’u nominuar në këtë kategori ka qenë edhe filmi kosovar, “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit.

28/03/2022 03:21

“Aktori më i mirë në rol dytësor” shkon për Troy Kotsur

Troy Kotsur fitoi çmimin e tij të parë “Oscar” në karrierë.

Ai u nderua në mbrëmjen e madhe të “Oscars 2022” me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor”, për rolin e tij në filmin “CODA”.


28/03/2022 03:05

“Encanto” merr çmimin “Filmi më i mirë i animuar”

Filmi për fëmijë “Encanto”, është shpërblyer me çmimin “Filmi më i mirë i animuar” në mbrëmjen e madhe të “Oscars 2022”.

Regjisorët Tim Mertens dhe Jeremy Milton falënderuan Akademinë për çmimin dhe përshëndetën të gjithë bashkëpunëtorët.


28/03/2022 02:48

“Dune” rrëmben edhe çmimin për ‘efektet vizuele më të mira’

Ky është çmimi i gjashtë për mbrëmjen e sotme për filmin “Dune”.

“Efektet më të mira vizule” la prapa filmat tjerë të nominuar në këtë kategori si: “Free Guy”, “No Time to Die”, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” dhe “Spider-Man: No Way Home”.


28/03/2022 02:38

“Kinematografia më e mirë” shkon për filmin “Dune”

Filmi “Dune” me regji nga Denis Villeneuve është fitues i çmimit “Kinematografia më e mirë”.

Filmi ka të bërë me këndvështrimin e regjisorit për serinë e librave fantastiko-shkencor masivisht popullor, me ndikim dhe kompleks me të njëjtin emër nga autori Frank Herbert. “Dune” zhvillohet mijëra vjet në të ardhmen dhe ndjek protagonistin Paul Atreides ndërsa ai dhe familja e tij bëhen kujdestarë të planetit Arrakis.


28/03/2022 02:22

Ariana DeBose fiton çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor”

Aktorja Ariana Debose ka rrëmbyer çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor” në “Oscars 2022”.

Ajo ishte një nga dy aktoret e vetme të komunitetit LGBTI, që kanë arritur sivjet të nominohen në “Oscars”.


28/03/2022 01:55

Motrat Williams të pranishme në Oscars

28/03/2022 01:54

Aktori Riz Ahmed është zyrtarisht fitues i një çmimi Oscar

Filmi i tij i shkurtër aksion, “The Long Goodbye”, që e ka realizuar së bashku me Aneil Karia është nderuar me çmim në Academy Awards.

(Fot0: Variety)
28/03/2022 01:49

Kristen Stewart dhe e fejuara e saj, Dylan Meyers, shkëmbyen puthje në qilimin e kuq.


28/03/2022 01:47

Tetë kategoritë që tashmë kanë fituar Oscar

Këtë vit, Akademia vendosi të ndante tetë çmime për kategori të caktuara para fillimit të vërtetë të ceremonisë.

Në vijim është lista e fituesve në këto kategori:


Zërimi
“Dune”, Mac Ruth, Mark Mangini, Theo Green, Doug Hemphill and Ron Bartlett

Dokumentari i shkurtër
“The Queen of Basketball”, Ben Proudfoot

Filmi i shkurtë i animuar
“The Windshield Wiper,” Alberto Mielgo and Leo Sanchez

Filmi i shkurtër aksion
“The Long Goodbye”, Aneil Karia and Riz Ahmed

Tema muzikore
“Dune”, Hans Zimmer

Editimi
“Dune”, Joe Walker

Dizajn produksioni
“Dune”, production design: Patrice Vermette; set decoration: Zsuzsanna Sipos

Makijazhi dhe stilimi
“The Eyes of Tammy Faye”, Linda Dowds, Stephanie Ingram and Justin Raleigh

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori