Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 19-të në Superligë

Ndeshja e parë e javës së 19-të do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku Trepça në emergjencë të pikëve do ta pret kampionin dimëror Feronikelin.
Të shtunën do të zhvillohet vetëm një ndeshje, në Skënderaj, Drenica e Tahir Lushtakut, do të jetë nikoqire e pretendentit tjetër për titull të kampionit Besës së Pejës.
Të dielën do të ketë ndeshje tejet interesante. Fillimisht në kryeqytet Hajvalia e Ismet Munishit do të pres Trepçën `89, ku kjo ndeshje ka marrë edhe epitetin e xhiros së 19-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës.
Në Gjilan do të ketë luftë mes dy skuadrave që kërkojnë mbetjen në elitë, pasi Drita do ta presë Istogun.
Tifozët gjakovarë do të mund ta ndjekin ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Kosovës së Vushtrrisë, ndërsa Ferizaj do ta presë Prishtinën. /Telegrafi/
E premte
Trepça – Feronikeli SSK
(K.Vula, B.Kepuska, S.Haziri, T.Maloku)
E shtunë
Drenica – Besa SSK
(B.Kosumi, L.Muhadri, F.Sekiraqa, I.Ceroviku)
E diel
Hajvalia – Trepça ’89 SSK
(G.Nuza, J.Musolli, K.Bajrami, B.Batalli)
Vëllaznimi – Kosova (V)
(S.Jusufi, E.Baliqi, V.Kelmendi, I.Kelmendi)
Ferizaj – Prishtina
(F.Tahiri, A.Ejupi, F.Berisha,N.Rraci)
Drita – Istogu
(A.Tahiri, S.Berisha, I.Kabashi, B.Jahmurati)



















































