Olluri nën radarin e Ferronikelit

Kështu njofton një burim i gazetës ‘Sport Plus’. “Po, skuadra e Ferronikelit po interesohet për shërbimet e Mendurim Ollurit, ai është një sulmues i shpejtë dhe i fortë, besoj që do t’i përshtatej ekipit dhe lojës të Gani Sejdiut, sidoqoftë njëherë për njëherë nuk ka diçka konkrete”, u shpreh burimi për gazetën.
Olluri më herët luajti për ekipin e 2 Korrikut në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, kurse tashmë është duke bërë karrierë në Shqipëri te Teuta e Durrësit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































