LAJMI I FUNDIT:

“O Sa Mirë” mundi ekipin “Dielli” në Super Sfida

“O Sa Mirë” mundi ekipin “Dielli” në Super Sfida

Aktorët e serialit “O Sa Mirë”, mbrëmë fituan për vetëm 10 pikë diferencë ndaj ekipit Dielli. Kjo fitore ia ka mundësuar ekipit të serialit që të vazhdojnë garën në fazën çerekfinale.

Për ekipin “O Sa Mirë” garuan: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi dhe Jeton Zogiani, ndërsa përballë tyre ishin këngëtarët: Visar Peja, Ylli Demaj dhe reperi Trim Jetullahu.


Të dy ekipet shijuan moment të mira gjatë tërë emisionit, ku nuk mungoj në asnjë moment çastet interesant që shkakton shumë humor dhe argëtim si për mysafirët ashtu dhe për publikun. Rezultati gjatë tërë garës ishte i përafërt.

Kanë mbetur vetëm edhe dy gara (përballje) në fazën e dytë, dhe më pastaj fillon çerekfinalja ku pritet të nxehet atmosfera, rritet drama, tensioni, dhe të krijohet një shou i madh.

Këtë të diel në shoun më të madh më lojëra në televizionet shqiptare do të garojnë ekipi “Rokerat” kundër ekipit “Turbo”./Telegrafi/