Nuk ndalen terroristët e ISIS-it, vrasin edhe 12 tifozë të Real Madridit (Foto,+18)

Kanë vazhduar sulmet e terroristëve të ISIS-it në drejtim të tifozëve të Real Madridit në Irak.
Organizata terroriste në të cilën ka edhe shumë shqiptarë, ka sulmuar për herë të dytë klubin e fansave të gjigantit spanjoll Real Madrid në Irak.
Pasi herën e parë u vranë 14 persona, tani numri i të vdekurve është 12 nga sulmet që ka bërë ISIS.
Para se të ndodhte sulmi, tifozët e Real Madridit në Irak ishin duke festuar fitimin e Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa foto nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/05/2016








































