Trajneri i saj, Driton Kuka, përmes profilit të tij në Facebook, ka njoftuar për suksesin e ri të Kelmendit.

“Sot në Samara të Rusisë, Majlinda, si përforcim në Galatasaray, fitoi të tri luftërat dhe ishte pjesë e Fitores së madhe të Champions League me Klubin e Galatasaray”, ka shkruar ai, transmeton Koha.


Ditë më parë, Kelmendi u shpall si xhudistja më e mirë në botë nga kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka qenë edhe një prej njerëzve që ka ndihmuar më së shumti Kosovën në ndërkombëtarizimin e sportit, por edhe në anëtarësimin me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON). /Telegrafi/

telegrafi sport app