Nuk ka medalje nga Bullgaria

Boksieri më i mirë në vend, Armend Xhoxhaj, boksoi të dielën, ndërsa në meçin e kategorisë 81 kilogramë përballë e kishte shpresën e madhe të boksit britanik, Joshua Buatsi. Buatsi startoi furishëm duke i dhënë disa goditje rresht prizrenasit Xhoxhaj, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë tri raundeve luftë, Xhoxhaj pati momentet e tij, por më shumë goditje dha britaniku. Në fund gjyqtarët fitoren ia dhanë Buatsit. Fitorja e tij ishte me vendim unanim të tre gjyqtarëve, që vlerësuan 2:1 në të mirë të britanikut. Pra, dy raundet e para i takuan britanikut, ndërsa i treti Xhoxhajt.
Shumë më shkurtër se Xhoxhaj në ring qëndruan dy boksierët e tjerë kosovarë. Fisnik Muharremi e Pirro Quni boksuan të premten, në ditën e parë të garave dhe pësuan me ndërprerje.



















































