LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Barca 1-0 Sevilla, veçohen Dembele dhe Pedri

Notat e lojtarëve: Barca 1-0 Sevilla, veçohen Dembele dhe Pedri
(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona i ka marrë pikët përballë Sevillas në ndeshjen e javës së 30-të në La Liga.

Megjithëse realizuan vetëm një gol, Blaugranët zhvilluan lojë më të mirë se andaluzianët, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.


Ousmane Dembele është lojtari me notën më të lartë, duke qenë se krijoi disa raste për bashkëlojtarët, si edhe asistoi në golin e Pedrit që është i dyti për nga vlerësimi.

Barca merr pikët ndaj Sevillas, i falet talentit të Pedrit
Lexo po ashtu Barca merr pikët ndaj Sevillas, i falet talentit të Pedrit

Paraqitje më të mirë te andaluzianët pati portieri Bono, i cili bëri disa intervenime dhe nuk lejoi të pranonte më shumë gola.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Barcelona 1-0 Sevilla. /Telegrafi/