LAJMI I FUNDIT:

Njomza, artistja nga Kosova debutante në tregun e huaj – kush është vajza shqiptare për të cilën shkruan edhe ‘Billboard’?

Njomza, artistja nga Kosova debutante në tregun e huaj – kush është vajza shqiptare për të cilën shkruan edhe ‘Billboard’?

Nuk janë të paktë tashmë shqiptarët që kanë arritur të kenë sukses jashtë vendit, veçanërisht ata të kategorive sport dhe muzikë.

Në këtë fundit, është tashmë edhe një artiste e re shqiptare, e cila po synon tregun amerikan të muzikës.

Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila së fundmi ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.

Se është në hapa të sigurt drejt famës, këtë e tregon edhe faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, e cila i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.

“Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.

Regjisor o klipit është Chad Tennies, i njohur për punën e tij në video muzikore “Bad & Boujee” të grupit të famshëm të hip hop-it, Migos.

Njomza Vitia përndryshe është e lindur më 22 prill të vitit 1994. Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese.

Njomza rrjedh nga një familje nga Prishtina, prindërit e saj kanë emigruar së pari në Gjermani, vendi edhe në të cilin Njomza u lind, teksa më pas familja e saj u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Njomza Vitia (Foto: Njomza/Instagram)

Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.

Artistja e re nga Kosova, Njomza Vitia, ishte pjesë e label-it të reperit të ndjerë, Mac Miller (Foto: Getty Images/Guliver)

Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller, apo i njohur më shumë si ish-i dashuri i Ariana Grandes.

Një punë kaq e madhe e bën të qartë synimin që artistja e re shqiptare ia ka vënë vetes, drejt një tregu aq të madh siç është ai ndërkombëtar. /Telegrafi/

Njomza (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori