LAJMI I FUNDIT:

Njoftohet video-loja më e re e Street Fighter

Njoftohet video-loja më e re e Street Fighter

Pas 6 vitesh Capcom më në fund ka prezantuar zyrtarisht “Street Fighter 6”.

Në organizimin e lojërave “CapCom Pro Tour”, po shfaqej një numërim mbrapsht i cili duhej të përfundontë në orën 21:00, por që mbeti pa u mbyllur deri në fund të transmetimit live.


Traileri u shfaq duke na treguar se “Street Fighter 6” do të ketë një stil arti më realist se seritë e mëparshme të kësaj loje, duke e manifestuar keshtu edhe 35 vjetorin e lansimit të parë të saj. Capcom tha se më shumë informacion mbi lojën do të vijnë këtë verë.

Ndërkaq Capcom njoftoi listën e re të dhjetë lojërave luftarake për PS4, Xbox, PC dhe Nintendo Switch. “Capcom Fighting Collection do të dalë më 24 qershor dhe përfshin titujt e mëposhtëm:

Darkstalkers: The Night Warriors
Night Warriors: Darkstalkers’ Revenge
Vampire Hunter 2: Darkstalkers’ Revenge
Vampire Savior: The Lord of Vampire
Vampire Savior 2: The Lord of Vampire
Hyper Street Fighter II: The Anniversary Edition
Red Earth
Super Gem Fighter Mini Mix (Pocket Fighter)
Cyberbots: Full Metal Madness
Super Puzzle Fighter II Turbo. /Telegrafi/