LAJMI I FUNDIT:

Njëzet gjëra që pritet të ndodhin në futboll në këtë dekadë (2020-2030)

Njëzet gjëra që pritet të ndodhin në futboll në këtë dekadë (2020-2030)

Çfarë dekade emocionuese në futboll kemi lënë pas.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbizotëruar këtë sport, derisa kemi parë edhe Leicesterin të shpallet kampion në Ligën Premier.


Manchester United nga një kampion, tani po lufton për pozitën e gjashtë në ligë, ndërsa Liverpooli ende nuk e ka fituar titullin.

Ndërkohë, Manchester City nuk po ndalet duke shpenzuar shuma të majme parash.

Por, çfarë mund të presim në dekadën e re në futboll?

GivemeSport ka përpiluar 20 gjëra që mund të ndodhin në dekadën e re:

Liverpooli më në fund fitoi Ligën Premier

Vetëm pesë muaj në dekadën e ardhshme, Liverpool më në fund mund të fitojë titullin e Ligës Premier.

Nëse nuk ndodh në këtë sezon, me siguri do të ndodhë në një  sezon të këtyre dhjetë viteve të ardhshme.

Liverpool FC v Watford FC - Premier League

Steven Gerrard bëhet trajner i Liverpoolit

Duke folur për The Reds, ne mendojmë se Steven Gerrard do të bëhet trajner i tyre brenda kësaj dekade.

Gerrardit po i shkon puna mbarë te Rangers dhe pasi Jurgen Klopp të largohet nga skuadra, ai pritet ta marrë drejtimin e skuadrës.

Rangers v Hearts - Ladbrokes Scottish Premiership

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dalin në pension

Kjo është mjaft e dukshme, por kur të vijë dita, do të jetë tepër e trishtueshme. Në fund të dekadës tjetër, Ronaldo do të jetë 44 dhe Messi do të jetë 42.

Ata ndoshta mund të jenë pjesë e futbollit në atë moshë, por është e sigurt që ata do të shijojnë pensionin në vitin 2030.

p1dt15qlia1hvt1f8s1ndi1glmdr2b.jpg

Cristiano Ronaldo bëhet yll i Hollywoodit

Portugezi ka bërë disa herë me dije se kur ta mbyllë karrierën në futboll, dëshiron të fillojë një karrierë në aktrim.

Cristiano Ronaldo Jr bëhet një futbollist profesionist

Djali i Ronaldos do të jetë 19-vjeçar në vitin 2030 dhe me shumë gjasë do t’i ndjekë hapat e babait të tij. Ai pritet të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm, por jo ndoshta sa portugezi.

p1dt15uu5g10h5utve721hb9pt8d.jpg

Kylian Mbappe do të fitojë tre Topa të Artë

Me Messin dhe Ronaldon që kanë përfunduar karrierën në këtë dekadë, Mbappe pritet të jetë i pa konkurrencë për Topin e Artë.

FBL-BALLON D'OR-2019-AWARD

Neymar do të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Brazilit

Ronaldo Nazario ka shënuar 109 gola për Selecaos, derisa Neymari ka 61. Yllit të Paris Saint-Germain do i duhen vetëm edhe 48, për t’u bërë golashënuesi më i mirë.

Brazil v Nigeria - International Friendly

Amazon Prime do t’i lejojë tifozët t’i shikojnë ndeshjet e futbollit pa pagesë

Amazon prime pritet që në këtë dekadë të bëjë formatin pa pagesë të shikuarit të ndeshjeve në të gjitha ligat evropiane dhe kjo do t’u lehtësoje shumë punë tifozëve.

Arsenal FC v Brighton & Hove Albion - Premier League

Nuk ka gjyqtarë anësorë rreth vijave të fushës

Tashmë jemi dëshmitar se VAR ka lënë pothuajse të papunë gjyqtarët anësor dhe ata mund të hiqen përfundimisht, duke e lënë vetëm kryesorin dhe atë për zëvendësime.

FBL-ENG-PR-SOUTHAMPTON-WEST HAM

Formati i ri në Ligën e Kampionëve

UEFA po tenton t’i bëjë disa ndryshime në Ligën e Kampionëve.

Gara më e madhe për klube në Evropë mund të quhet në dekadën e re si Super Liga Evropiane.

FBL-EUR-C1-DRAW

Xavi do bëhet trajner i Barcelonës

Ashtu si Gerrard te Liverpool edhe Xavi mund të kthehet te Barcelona si trajner.

39-vjeçari aktualisht është në krye të Al Sadd dhe ka bërë me dije se një ditë e ëndërron drejtimin e ish-skuadrës së tij.

FC Barcelona v RC Deportivo La Coruna - La Liga

Harry Kane do të bëhet golashënues më i mirë në histori të Ligës Premier dhe Anglisë

Kane aktualisht është në vendin e 13-të si golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, 126 gola prapa Ala Shearer që ka shënuar 260 gola.

Nëse anglezi qëndron në Ligën Premier deri në moshën 36-vjeçare, atëherë do t’i duhet të shënojë 12 gola për çdo sezon.

Tottenham Hotspur v Chelsea FC - Premier League

Manchester City do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Edhe pse po dominojnë në Ligën Premier, Citzens nuk kanë arritur ende ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Me apo pa Pep Guardiolan, City pritet ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë dekadë.

FBL-EUR-C1-DRAW

Më shumë lojtarë do të shfaqen si pjesë e komunitetit LGBT

Liga Premier po tenton që ta zhdukë homofobinë me disa parulla dhe të gjitha klubet po e përkrahin.

Në këtë dekadë pritet që shumë lojtarë të dalin haptas dhe ta pranojnë se janë gej.

Brighton & Hove Albion v Wolverhampton Wanderers - Premier League

Celtic dhe Rangers do t’i bashkohen Ligës Premier

Celtic dhe Rangers po e dominojnë ligën e Skocisë, por që të dyja pritet të kalojën në kuadër të ligës angleze.

Ka pak gjasa, por shanset janë të mëdha që kjo gjë të ndodhë.

Rangers FC v Celtic FC - Betfred Cup Final

Rikthimi i topit në lojë nuk do të bëhet më me duar, por me këmbë

Në futboll të vogël praktikohet shumë rikthimi i topit në lojë nga vija anësore me këmbë, por në futboll të madh bëhet me dorë.

Andaj, në këtë dekadë të re, rikthimi i topit nga vija anësore do të bëhet me këmbë dhe jo më me dorë.

FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-MAN CITY

Disa ndeshje të Ligës Premier do të zhvillohen në kontinente të ndryshme

Derisa Superkupa e Italisë po zhvillohet në Arabinë Saudite dhe La Liga po mendon që disa ndeshje t’i zhvillojë në Amerikë edhe Anglia e ka menduar një gjë të tillë dhe t’i zhvillojë disa takime në kontinente të ndryshme.

FBL-ITA-SUPERCUP-JUVENTUS-LAZIO

Pagat e lojtarëve

Në futboll nuk do të ketë më pagat të larta dhe do të vendoset një rregull në të gjitha ligat që një lojtar i dalluar të paguhet me një pagë më të lartë dhe kështu të fillojë vlerësimi.

Shembull: Mesut Ozil fiton gjysmë milioni brenda javës te Arsenali.

FBL-ENG-PR-ARSENAL-MAN CITY

Jadon Sancho do të rikthehet te Manchester City

Sancho u largua nga Manchester City në verën e vitit 2017 për te Borussia Dortmundi dhe tani po shkëlqen në Bundesligë.

Por, ai po e kërkon rikthimin në Ligën Premier dhe City është në garë për të.

Chelsea v Manchester City - FA Youth Cup Final: Second Leg

Phil Foden do të bëhet kapiten i Anglisë

Foden po shkëlqen te Manchester City dhe në këtë dekadë pritet që të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm, sidomos te Anglia, aty ku pritet të bëhet kapiten. /Telegrafi/

England U21 v Austria U21 - UEFA Under 21 Championship Qualifier