LAJMI I FUNDIT:

Një vit i jashtëzakonshëm futbolli: 2019 është viti që i kemi parë zyrtarisht të gjitha

Një vit i jashtëzakonshëm futbolli: 2019 është viti që i kemi parë zyrtarisht të gjitha

Viti 2019 do të mbahet gjatë në mend për shumë skena që as që ishin imagjinuar.

Liverpooli nuk arriti që ta fitonte titullin e Ligës Premier edhe pse kishte arkëtuar mbi 90 pikë.


Zëvendësimet në ligën angleze sa ishin qesharake, po aq edhe shokuese, por që kemi edhe shumë skena të tjera.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

BleacherReport ka përmbledhur 12 skenat më qesharake dhe shokuese të vitit që lamë pas:

Maurizio Sarri vs Kepa Arrizabalaga

Është e vështirë mos ta kujtosh se si ishte ndier italiani kur spanjolli kishte refuzuar të zëvendësohej në finalen e Carabo Cup ndaj Manchester Cityt.

Kepa nuk dëshironte ta lironte vendin për Willy Caballaeron, e kështu e poshtëroi Sarrin që fillimisht ishte nisur të shkonte në zhveshtore, por më pas e qetësoi veten.

Chelsea v Manchester City - Carabao Cup Final

Liverpooli grumbulloi 97 pikë dhe nuk e fitoi Ligën Premier

The Reds kishin një vit sa të mirë, po aq edhe rishtues.

Liverpooli arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, mirëpo nuk arriti ta mposhte Manchester Cityn në garë për titullin e ligës angleze me vetëm një pikë dallim.

Manchester City v Liverpool FC - Premier League

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve që do të mbahen gjatë në mend

Çmenduria filloi me golin e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë ndaj Liverpoolit në Camp Nou, por në Anfield ishte një pamje tjetër.

Liverpool v Barcelona - UEFA Champions League Semi Final: Second Leg

Katalunasit po fitonin 3-0 nga ndeshja e parë, ndërsa në të dytën u mposhtën 4-0, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

E njëjta gjë i ndodhi edhe Ajaxit, që po fitonte 1-0 në udhëtim te Tottenham Hotspuri, por më pas në stadiumin e tyre, Lucas Moura me het-trikun e tij, i eliminoi holandezët.

Ajax v Tottenham Hotspur - UEFA Champions League Semi Final: Second Leg

Manchester City fiton, barazon dhe humbë ndaj Spurs në të njëjtën kohë

Përballja në mes të dy skuadrave angleze në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar do të mbahet gjatë në mend.

Ishte një ndeshje e çmendur! City ishte duke humbur nga Tottenhami, por arritën ta ngushtonin rezultatin në 4-3.

VAR-i nuk po tregohet miqësor me Guardiolan dhe mbahet mend goli i anuluar i Raheem Sterlingut në sekondat e fundit të ndeshjes, derisa trajneri spanjoll po festonte si i çmendur, por që më pas ra në dy gjunjët kur teknologjia ia anuloi golin për pozitë jashtë loje.

FBL-EUR-C1-MAN CITY-TOTTENHAM

Pep Guardiola i papërmbajtshëm në Anfield

Padyshim se përballjet më interesante në vitin e kaluar ishin ato në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Por, fitorja e The Red prej 3-1 në Anfield ndaj Cityt, e kishte çmendur Guardiola që vërsulej ndaj gjyqtarëve se në tri raste skuadra e tij po dëmtohej.

Në përfundim të takimit, spanjolli u kishte dhënë dorën gjyqtarëve me ironi, duke u thënë: “Faleminderit, faleminderit, faleminderit”.

FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-MAN CITY

Southampton 0-9 Leicester

The Saints e kanë barazuar rekordin më famëkeq të Ligës Premier, duke pësuar humbjen 0-9 në shtëpi ndaj Dhelprave.

Ishte dëshmuar se Leicesteri do të kalonte nëpër një formë të mirë në këtë sezon nën urdhrat e Brendan Rodgers dhe ata tani po luftojnë për një vend në top katërshe.

Southampton FC v Leicester City - Premier League

Mauricio Pochettino shkarkohet

Trajneri argjentinas që fitoi zemrat e shumë tifozëve me lojën e tij, u shkarkuar në fund të vitit 2019 nga Spurs.

Pochettino që kërkohej nga shumë skuadra të mëdha, u shkarkua, shkaku që lojtarët e tij nuk dëshironin më të luanin për të dhe filluan të merrnin rezultate të dobëta.

Tottenhami pësoi humbje 7-2 në shtëpi nga Bayern Munichu dhe nga aty filloi gjithçka.

FBL-ENG-PR-TOTTENHAM-SHEFFIELD UTD

12 orë më pas ai u zëvendësua nga Jose Mourinho

Ende pa i mbushur një vit që nga shkarkimi që i bëri Manchester United, Jose Mourinho u rikthye në Ligën Premier, për ta zëvendësuar Pochettinon te Spurs.

Portugezi kishte premtuar në të kaluarën se asnjëherë nuk do të bëhej trajner i Tottenhamit, por fjalët e tij ranë në ujë dhe ai mori drejtimin e skuadrës, derisa kanë 12 vite pa fituar një trofe të madh.

p1dt186tpvm8c18bl1hrebed1126b.jpg

50 golat e Lionel Messit

Yli argjentinas ka qenë i pandalshëm në këtë dekadë që e lamë pas, duke shënuar mbi 50 gola për nëntë sezone me radhë, nga gjithsej dhjetë.

32-vjeçari u bë lojtari i parë në histori të futbollit, pasi e fitoi Topin e Artë të gjashtë në karrierë, një gjë që askush nuk kishte arritur ta bënte.

Thyhet rekordi i shikueshmërisë në Kupën e Botës për femra

414 milionë persona e kanë shikuar Kupën e Botës që u mbajtë në vitin e kaluar, duke vendosur kështu rekord historik.

SHBA e mposhti në finale Holandën, për t’u shpallur kështu kampion bote në kategorinë e femrave, por që më befasues ishte fakti i rekordit të shikueshmërisë.

United States of America v Netherlands : Final - 2019 FIFA Women's World Cup France

Wayne Rooney transferohet në  Derby Conty

Të gjithë e kishin pritur pensionimin e tij nga futbolli, por sulmuesi anglez u transferua te Derby, në mënyrë që nga aty ta fillojë karrierën e trajnerit.

Rooney u largua nga DC United, në mënyrë që të rikthehej në vendlindje dhe të bëhet trajner-lojtar i skuadras nga Championshipi.

FBL-USA-ENG-DERBY-ROONEY

Duncan Ferguson i adhuron zëvendësimet e dyfishta

Marco Silva ishte shkarkuar nga Toffes dhe në krye të Evertonit erdhi Ducan Ferguson që dhuroi spektakël.

Moise Kean ishte fillimisht viktima e parë në përballjen ndaj Manchester United, derisa ishte futur në lojë, por 20 minuta më vonë ishte zëvendësuar.

E njëjta gjë ndodhi edhe ndaj Arsenalit, kur e futi në lojë Cenk Tosuninm për ta zëvendësuar më pas. Paska brutale.

Manchester United v Everton FC - Premier League

Everton e zyrtarizon Carlo Ancelottin si trajner të tyre

Trajneri italian dha dorëheqje nga Napoli, pas ecurisë së dobët, duke pranuar kështu pak ditë më vonë që të bëhet trajner i Evertonit.

Duket se për Ancelottin aventura në Ligën Premier nuk kishte mbaruar, pasi në të kaluarën kishte drejtuar edhe Chelsea, me të cilën kishte fituar Ligën Premier.

Everton Unveil New Manager Carlo Ancelotti

Arsenali shpenzoi 160 milionë euro dhe kaluan në një formë edhe më të dobët

The Gunners e thyen rekordin e klubit me transferimin e Nicolas Pepes për 80 milion euro, por lojtari ende nuk po luan rregullisht.

Unai Emery që u shkarkua në fund të vitit, bëri edhe disa transferime të tjera në verë, por që skuadra kaloi nëpër një formë edhe më të dobët. Tani skuadra e tyre drejtohet nga Mike Arteta. /Telegrafi/

FBL-ENG-PR-ARSENAL-MAN CITY

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori