LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër eksperiencë e re në aktrim, Rita Ora: Mezi pres ta shihni filmin e ri “Twist” në vitin 2020

Një tjetër eksperiencë e re në aktrim, Rita Ora: Mezi pres ta shihni filmin e ri “Twist” në vitin 2020
Rita Ora (Foto: Alexander Koerner/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, pas sukseseve të shumta e ka zhvendosur së fundmi fokusin e karrierës së saj edhe në aktrim.

Ajo është bërë pjesë e një prodhimi të ri filmik, të quajtur “Twist”, e që do të jetë një ripërpunim i ri i ngjarjes së shtjelluar në romanin e famshëm “Oliver Twist”.


Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Rita këto javë ka zhvilluar xhirime intensive me ekuipazhin e filmit, teksa të premten vendosi të ndajë me fansat një fotografi ku shihej krah emrave të mëdhenj të aktrimit, që luajnë rolet kryesore në këtë film.

“Jam shumë e nderuar që jam pjesë e #Twist dhe këtij kasti të mahnitshëm. Është e jashtëzakonshme të punosh me këta djem dhe me tërë ekipin çdo ditë, nuk mund të pres që të gjithë ta shohin në vitin 2020!”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Artistja 28 vjeçare do të interpretojë rolin e Artful Dodger në këtë film, e që është shqoja e ngushtë e Oliverit.

"Jam këtu për t'ju ruajtur ju", Rita Ora shfaqet inkurajuese e veshur si police gjatë xhirimeve të filmit të ri "Twist"
Lexo po ashtu "Jam këtu për t'ju ruajtur ju", Rita Ora shfaqet inkurajuese e veshur si police gjatë xhirimeve të filmit të ri "Twist"

“Twist” do të vijë si ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist”, të autorit Charles Dickens, në të cilin personazhi kryesor është rikrijuar si një artist në rrugë që jeton në rrugët e Londrës së sotme.

Rita Ora (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Rita përndryshe karrierën në aktrim e ka nisur si e vogël, duke u bërë pjesë e filmit “Spivs”, ku kishte interpretuar rolin e një vajze shqiptare, dhe vazhdimisht kishte folur shqip gjatë filmit.

Talenti i saj në aktrim dhe art në përgjithësi buron nga gjyshi i saj, Besim Sahatçiu, i cili ishte regjisor i njohur shqiptar në mbarë Ish-Jugosllavinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori